Nuk ka gjë më të mirë se gjumi, apo jo? Por, fjetja më shumë orë seç duhet mund të jetë tregues i një gjendje të rëndë në lidhje me shëndetin mendor, sugjerojnë hulumtuesit shkencorë nga Shkolla Mjekësore në Universitetin e Bostonit.
Gjatë studimit, u zbulua se njerëzit që flenë më shumë se 9 orë në natë ishin dyfish më të rrezikuar të prekeshin nga demenca pas rreth 10 vitesh, krahasuar me ata që flinin 6-9 orë në natë. Ata ishin gjithashtu 71% më të rrezikuar të prekeshin nga sëmundja e alcajmerit.
Ndryshimi i regjimit të gjumit është një shenjë paralajmëruese e kësaj sëmundjeje: Njerëzit që dikur flinin më pak se 9 orë, dhe gjatë një periudhe prej 13 vitesh kanë fjetur më shumë se 9 orë, janë 2.5 herë më të rrezikuar të preken nga çdo formë e demencës se ata që kanë fjetur vazhdimisht më shumë se 9 orë.
Hulumtuesit shkencorë zbuluan gjithashtu se njerëzit që flenë për shumë orë kanë volum më të vogël të trurit dhe shpejtësi më të vogël të përpunimit të informacioneve se ata që flenë 6-9 orë gjumë.
Shkencëtarët mendojnë se fjetja për shumë orë është më shumë një shenjë e degjenerimit të neuroneve të trurit që lidhen me demencën, dhe jo se shkakton ndryshime në tru që lidhen me këtë sëmundje.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...