Nëse ju duhet ta ndani shtratin ose dhomën me një njeri që gërhet, është e kotë ta mohoni sa sfiduese janë netët tuaja
Përpos besdisjes konstante, një njeri që gërhet ka fuqinë të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj. Por në çfarë mënyre?
Mungesë gjumi
Kjo është një nga pasojat më të dukshme, por problemet me gjumin shkaktojnë probleme të tjera ,që ne s’i marrim shumë seriozisht. Të dy, si personi që gërhet ashtu edhe personi që jeton me të mund të humbasin orë të tëra gjumi, që janë jetësore për mirëfunksionimin e trupit dhe metabolizmit.
Bashkëshortët e njerëzve të tillë duhet të zgjohen nga gjumi sa herë zgjohen ata, ose edhe më shumë. Një gjumë i keq, çon në luhatje humori, ankth ose depresion.
Probleme në marrëdhënie
Fakti që partneri/ja s’të lë të flesh prej gërhitjes së tij, ndikon paksa edhe në marrëdhënien tuaj. Ajo zhurmë e vazhdueshme do t’ju nervozojë dhe ndoshta të nesërmen do t’ja nxirrni nervat diku tjetër. Shumë çifte, kanë përfunduar në krevate të ndarë pas qindra mënyrash për të shpëtuar nga zhurma e gërhitjes.
Probleme me dëgjimin
Partnerët e njerëzve që gërhasin janë ata të cilët përballen 100% me këtë pasojë. Aq më tepër nëse veshi është i ekspozuar ndaj zhurmës së gërhitjes. Pasoja është njësoj sikur të kesh fjetur për 15 vite me një makineri industriale.
Zhurma jo vetëm që ndikon tek dëgjimi, por rrit tensionin e gjakut në nivele të frikshme. Sa më e lartë zhurma, aq më i lartë rreziku për të vuajtur nga hipertensioni.
Të tjera pasoja që vijnë nëse flini pranë një njeriu që gërhet janë:
Gjumë jo cilësor
Acarim
Ankth
Stres
Probleme me zemrën
Imunitet i dobët./expres/
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...