Poza mund të jetë e rrezikshme për zhvillimin fizik të fëmijës, posaçërisht nëse përsëritet edhe pas ditëlindjes së dytë
I kushtojmë kujdes ushqimit të fëmijës dhe me çfarë ia kurojmë lëkurën, mirëpo jo rrallë i injorojmë gjërat “fizike”, të cilat mund të lënë pasoja të mëdha në zhvillimin e fëmijës, transmeton Telegrafi.
Pozita në të cilën ulen fëmijët është më e rëndësishme seç mendojmë. Sa herë e keni parë fëmijë duke lozur ulur në të ashtuquajturën pozitë ‘W’?
Pozita ka të bëjë me atë që të dyja këmbët janë të lakuara nga brenda, duke formuar formën e shkronjës W.
Në të vërtetë, ajo pozitë e trupit mund të ketë efekt kritik në zhvillimin e mëvonshëm.
Pyesni përse?
Fëmijët të cilët vazhdojnë të qëndrojnë ulur ashtu edhe pas ditëlindjes së dytë rrezikojnë zhvillim të jo të drejtë të muskujve dhe ekuilibër të shkatërruar i cili i është i nevojshëm për shkathtësi të caktuara motorike.
Mund të arrihet edhe deri te muskujt e shtanguar të këmbëve dhe nyjave, madje edhe te dislokimi i kërdhokullave.
Pos këtyre pasojave, është e mundshme që fëmija juaj të fillojë të ecë në gishta të kthyer nga jashtë.
Për të zvogëluar rrezikun, është me rëndësi që prindërit t’i kushtojnë kujdes pozitës në të cilën fëmijët luajnë apo shikojnë programe televizive dhe të mos lejojnë pozën ‘w’.
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...