Google ADS

Nëse doni të humbni peshë, qëndroni larg konsumimit të kësaj pije

08:18 | 22 Gusht 2018
Arbresh.info

Humbja në peshë ndonjëherë mund të kthehet në një problem shumë madhor dhe duket se është e vështirë për të gjetur një zgjidhje.

Ka shumë ushqime dhe pije që ndikojnë në shtimin në peshë. Për shembull konsumimi i pijeve të gazuara mund të jetë një ndër faktorët kryesorë. Për shumë prej jush mund të jenë të shijshme, por duhet të dini se pijet e gazuara ndikojnë negativisht në trupin tuaj.

Kështu nëse shkoni në kinema për të parë një film dhe blini kokoshka dhe pije të gazuar, kujtohuni se kjo është një ndër gjërat më të këqija që mund t’i bëni vetes suaj. Sipas një studimi një kanaçe me pije të gazuar përmban 200 kalori.

Por nga një pije e gazuar ju nuk merrni vetëm kalori, por edhe sheqer në një masë të konsiderueshme. Pija e gazuar është ekuivalente me 10 lugë sheqer. Pijet e gazuara nuk mbushin stomakun tuaj, prandaj pas konsumimit të tyre ndiheni bosh dhe kërkoni të konsumoni diçka tjetër. Të gjitha këto mund të shkaktojnë edhe probleme me diabetin, obezitetin dhe zemrën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme