A ju ka ndodhur ndonjëherë që të jeni të lodhur dhe mezi prisni të shtriheni në shtrat, e kur të shtriheni nuk mund të flini? Arsyeja mund të jetë ajo që keni konsumuar pak para gjumit.
ÇOKOLLATA
Çokollata është e shëndetshme, por posedon shumë kafeinë, sidomos ajo e zeza. Kafeina ju mban zgjuar, pakëson ndjenjën e lodhjes dhe përshpejton metabolizmin, e kjo nuk u nevojitet para gjumit. Nëse gjithsesi duhet të hani pak çokollatë, atëherë shmangni çokollatën e zezë.
MISHI I KUQ
Disa artikuj, siç janë qumështi, gjalpi nga kikirikët dhe djathi, përmbajnë sasi të lartë me proteina që nxitin gjumin e mirë. Janë të mira në kombinim me ushqimin që përmban nivel të lartë të karbohidrateve. Nëse nuk konsumohet në kombinim me karbohidratet, mishi i kuq mund t’ua çrregullojë gjumin. Organizmit i nevojitet shumë kohë t’i tretë proteinat, kështu që nuk do të flini bukur derisa tretja të përfundojë.
USHQIMI I ERËZUAR
Kur flini, tretja e ushqimit bëhet më ngadalë. E pasi që organizmit i nevojitet fuqi shtesë për ta tretur ushqimin e erëzuar, do ta ketë edhe më të vështirë ta bëjë gjatë gjumit. Organizmit po ashtu gjatë gjumit i nevojitet pushim, e nëse ani ushqim të erëzuar, gjumi ju çrregullohet, sepse do të zgjoheni disa herë brenda natës. Ushqimi i erëzuar ngrit temperaturën e trupit, e mund të keni ankthe.
DRITHËRAT
Drithërat, në rastet më të shpeshta hahen për kafjall, por disa i konsumojnë edhe për darkë. Nëse i kombinoni me qumësht mund të flini mirë, pasi që qumështi përmban. Por, kjo varet edhe nga llojet e drithërave. Drithërat përmbajnë shumë karbohidrate që nxitin gjumin, por drithërat, shumica prej tyre janë të mbushura me sheqer, që kurrsesi nuk janë të mira për gjumë.
USHQIMI I YNDYRSHËM
Një pjesë picë, hamburger, patate të skuqura ndoshta do të ndikojnë të flini më shpejtë, por nuk do të flini si duhet. Hulumtimet kanë vërtetuar se ushqimi i yndyrshëm mund ta shkatërrojë cilësinë e gjumit, duke ndikuar negativisht në fazat e gjumit. Shmangni ushqimin e yndyrshëm para gjumit, përcaktohuni për diçka më të lehtë.
PEMË DHE PERIME
Perimet në përgjithësi janë të shëndetshme, por jo secila është e mirë për gjumë. Lulelakra dhe brokoli për shembull. Këto perime përmbajnë triptofan, aminoacidin, i cili ndihmon prodhimin e serotoninës, hormoni që rregullon gjumin. Por, ato treten vështirë dhe nuk ju lejojnë të flini. Në mbrëmje mos hani as fasule, lakër, dhe kërpudha të bardha.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...