Google ADS

Nëntë gjëra që duhet shmangur për të mos përjetuar ekzemë të dhimbshme

02:17 | 23 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Fjala “ekzemë”, që rrjedh nga gjuha greke, përkthehet në diçka si “valë”. Dhe kushdo që ka dermatit atopik – forma më e zakonshme e ekzemës – ndoshta mund të shohë pse. Simptomat shpesh shfaqen si të kuqe, rruaza kruajtëse në krahët dhe këmbët, dhe nganjëherë mund të shkaktojnë plagë të hapura ose të ngjajnë me lëkurën me luspa.

Për të kufizuar shanset tuaja për të përjetuar një ekzemë të dhimshme, këtu janë nëntë gjëra për të shmangur:

  1. Një dush i gjatë duket fantastik por nëse vuani nga ekzema nuk duhet kurrsesi të rrini më shumë se 15 minuta në dush. Nëse e bëni lëkura juaj do të acarohet dhe do ndieni kruajtje. Gjtihashtu kujdesuni që uji të mos jetë as shumë i nxehtë as shumë i ftohtë, por dicka e mesme.
  2. Mos vishni kurrë bluza prej leshi. Mund t’ju mbajë ngrohtë por do ju shkaktojë kruajtjë dhe irritim. Përpiquni të vishni rroba të pambukta dhe të buta për lëkurën tuaj.
  3. Mos përdoni detergjentë aromatikë kur lani rrobat. Aroma ndoshta do jetë shumë e këndshme por detergjentët aromatikë do t’ju shkaktojnë irritim në lëkurë.
  4. Mos përdorni shampoo apo sapunë më aromë. Njësoj si detergjentët me aromë edhe sapunët do ju irritojnë, prandaj zgjidhni me kujdes.
  5. Kujdesuni që ti keni thonjtë e prerë dhe të lëmuar sepse do përfundoni duke gërvishtur lëkurën tuaj nga ndjesia e së kruajturës.
  6. Përpiquni ta mbroni veten edhe nga dielli gjatë verës edhe nga i ftohti gjatë dimrit. Të dyja mund ta irritojnë lëkurën tuaj.
  7. Kini kujdes në zbutësin që zgjidhni për lëkurën tuaj. Zgjidhnidicka pa aromë dhe mos harroni te hidratoheni me të dy herë në ditë që lëkura të mos plasaritet.
  8. Zgjidhni me kujdes ushqimet që hani. Ndoshta ka ndonjë ushiqm specific që mund t’ju shakaktojë irritim në lëkurë.
  9. Mos e lini stresin t’ju pushtojë sepse ai ndikon shumë në përkeqësimin tuaj./albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme