Nënat që pastrojnë biberonin me pështymen e tyre e mbrojnë fëmijën nga alergjitë

22:17 | 17 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Biberoni i fëmijët suaj bie në tokë. Para se t’ia ktheni atë fëmijës, ose ta pastroni në lavaman, do të bëni mirë që atë ta pastroni me pështymën tuaj.

Mos u ndjeni keq nëse tashmë e keni bërë këtë veprim, sepse një studim i ri sugjeron se pështyma e nënës, ose bakteriet në të, mund të ndihmojnë në parandalimin e alergjive tek fëmijët e vegjël, transmeton portali arbresh.info

Hulumtimi ka gjetur nivele të ulëta të një proteine shqetësuese, që shkakon alergji te foshnjat, nënat e të cilave raportuan për thithjen e qumështit të foshnjave të tyre, duke shtuar një dëshmi më të madhe se ekspozimi i hershëm i mikrobeve mund të parandalojë alergjitë tek fëmijët.

“Ideja është se mikrobet që mund të ju ekspozohen si fëmijë, mund të ndikojnë në zhvillimin e sistemit tuaj imunitar”, tha Dr Eliane Abou-Jaoude, mjek për alergjitë në spitalin e Detroidit. Ajo po paraqet gjetjet e saj gjatë fundjavës në Kolegjin Amerikan të Mbledhjes Vjetore Shkencore të Kolegjit Amerikan të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë.

Gjithashtu, hulumtimi sugjeron se njerëzit që jetojnë pranë blegtorisë, ata që shmangin pastërtinë e tepruar dhe foshnjat e lindura përmes lindjes natyrale, kanë më pak gjasa të preken nga alergjitë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme