Nënat që janë të ekspozuara ndaj dezinfektuesve kanë 70 përqind më shumë gjasa të kenë fëmijë me astmë

10:03 | 26 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Fëmijët e nënave të cilat janë të ekspozuara ndaj nivele të larta të produkteve të pastrimit dhe dezinfekstuesve, kanë më shumë gjasa të kenë probleme me astmë.

Studiuesit nga Univeristeti i Bergenit në Norvegji, kanë hulumtuar më shumë se 3 mijë nëna dhe fëmijët e tyre, ndërsa kanë zbuluar se fëmijët kishin deri në 70% rrezik më të lartë të zhvillimit të astmës nëse nënat e tyre pastronin rregullisht me dezinfekstues, transmeton portal arbresh.info

Studimi gjeti se kjo ndodhi te nënat që kishin shumë vite që punonin me dezinfektues, përpara se të ngjisnin fëmijën e tyre, duke sugjeruar se produktet e pastrimit ndikonin drejtpërdrejtë në vezët e tyre.

Hulumtimet e mëparshme kanë paralajmëruar që foshnjat të mos ekspozohen ndaj produkteve të pastrimit të tilla si sapuni për larjen e enëve, detergjenti për pjatalarëse, pastrues me shumë sipërfaqe, pastrues xhami dhe sapun për lavanderi për shkak të lidhjes me astmën. Këto produkte shpesh përmbajnë komponime kimike që ndezin rrugët e frymëmarrjes dhe e bëjnë të vështirë frymëmarrjen.

Në Mbretërinë e Bashkuar vlerësohet se më shumë se 8 milionë njerëz kanë probleme me astmë, rreth 12 përqind e popullsisë, ndërsa në SHBA rreth 25 milionë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje.

Profersoresha Cecilie Svanes nga Universiteti i Bergenit në Norvegji dhe një nga autorët e studimit të fundit tha se puna e tyre hodhi dritë të re mbi marrëdhënien midis ekspozimit të prindërve ndaj kimikateve dhe shëndetit të fëmijëve.

“Shumë nëna të ardhshme janë të ekspozuara ndaj kimiteve të fuqishme në punë, por efektet shëndetësore të tyre vështirësojnë por efektet e mundshme shëndetësore të pasardhësve vështirë se hetohen”, tha ajo.

“Megjithatë, kërkimet në zhvillim sugjerojnë se ekspozimet kimike të prindërve përpara konceptimit mund të ndikojnë në shëndetin e pasardhësve të ardhshëm”, shtoi ajo.

Megjithatë, ajo ka theksuar se duhen sbërë studime më të hollësishme në lidhje me ndikimin që kanë produktetet e pastrimit në shëndetin e grave të reja./arbresh.info/

Të ngjashme