Gratë që janë me mbipeshë ka gjasa të kenë fëmijë astmatik, sugjeron një studim i fundit.
Shkencëtarët japonezë kanë gjetur se nënat obeze përpara se të mbesin shtatzënë kanë rreth 28 përqind më shumë gjasa që të kenë fëmijë të diagnostikuar me astmë para moshës tre vjeçare, transmeton portal arbresh.info
Ekspertët kanë sugjeruar se kjo mund të ndodhë për shkak se gratë me mbipeshë mund të prodhojnë më shumë hormonin e quajtur leptin, i cili mund t’i bëjë rrugët e frymëmarrjes të fëmijës së tyre të palindur më të ndjeshme.
Autori i studimit, Dr. Emiko Noguchi, nga Universiteti i Tsukuba tha se këto gjetje janë të rëndësishme, pasi astma shpesh herë është gjendje e përjetshme dhe mund të dëmtojë jetën e përditshme.
Studimi, me më shumë se 67,000 gra, u botua në Journal of Alergy and Clinical Immunology.
Pesha e grave para shtatzënisë është marrë nga të dhënat e tyre mjekësore ose një pyetësor, ndërsa tre të katërtat kishin një indeks të masës trupore, rreth 7 përqind ishin në mbipeshë përpara se të mbeteshin shtatzënë.
Një tjetër shkaktarë që shkakton këtë sëmundje te fëmijët edhe pirja e duhanit gjatë shtatzënisë./arbresh.info/
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...