Rreziku për lindjen e fëmijëve autikë është më i madh tek nënat adoleshente dhe tek prindërit me diferencë të madhe moshe mes tyre.
Studimi më i madh ndonjëherë, shumëkombësh tregon lidhjen mes moshës prindërore dhe rrezikut të autizmit, duke gjetur rritje të normave të autizmit mes fëmijëve të lindur nga nëna adoleshente dhe në mesin e fëmijëve, prindërit e të cilëve kanë diferencë relativisht të madhe moshe.
Studimi, gjithashtu konfirmoi se, prindërit e moshuar janë në rrezik më të lartë për të pasur fëmijë me autizëm. Analiza përfshinte më shumë se 5.7 milionë fëmijë në pesë vende.
“Edhe pse ne kemi parë kërkime mbi autizmin dhe moshën e prindërve dhe më përpara, ky studim nuk është i ngjashëm me asnjë studim tjetër,” thotë bashkë-autori Michael Rosanoff, drejtor i kërkimeve të shëndetit publik në Autism Speaks. “Duke lidhur regjistrat kombëtare të shëndetit në 5 shtete, kemi krijuar grupin më të madh në botë të të dhënave për kërkime në faktorët e rrezikut për autizëm”.
“Këto të dhëna na lejuan të shohim marrëdhëniet mes moshës së prindërve dhe autizmit në një rezolutë shumë të lartë, si nën një mikroskop”, theksoi ai.
“Edhe pse mosha prindërore është një faktor rreziku për autizmin, është e rëndësishme të kujtojmë se, në përgjithësi, shumica e fëmijëve të lindur nga prindër të vjetër ose të rinj do të zhvillohen normalisht,” shton bashkë-autori Sven Sandin.
Raporti bazohet në hulumtimet më të gjera të bashkëpunimit ndërkombëtar për autizmin, Regjistrit për Epidemiologjinë (Icare). Autism Speaks është një mbështetës i madh i Icare, me qëllim të kuptuarit më mirë të faktorëve që predisponojnë apo mbrojnë autizmin.
Edhe pse studimet e mëparshme kishin identifikuar një lidhje midis avancimit të moshës prindërore dhe rrezikut për autizëm, shumë aspekte mbetën të paqarta. Për shembull, disa studime gjetën rrezik në rritje me baballarët e vjetër, por jo me nënat.
Në mënyrë të veçantë studimi gjeti se normat e Autizmit ishin 66% më të larta në mesin e fëmijëve të lindur nga baballarët mbi 50 vjeç se sa në mesin e atyre të lindur nga baballarë në të 20-tat e tyre. Normat e Autizmit ishin 28% më të larta, kur baballarët ishin në 40-tat e tyre kundrejt baballarëve në të 20-tat e tyre.
Sakaq, sipas studimit, normat e autizmit ishin 8% më të larta në mesin e fëmijëve të lindur nga nëna adoleshente, se në mesin e atyre të lindur nga nëna në të 20-tat e tyre.
Gjetjet e tjera në lidhje me autizmin janë:
-Normat e Autizmit ishin 15% më të larta te fëmijët e lindur nga nëna në të 40-tat e tyre, në krahasim me ata të lindur nga nëna në të 20-tat e tyre.
-Normat e Autizmit rriten akoma më shumë kur të dy prindërit ishin më të vjetër, në përputhje me pritshmëritë se mosha e secilit prej prindërve kontribuon në rrezik.
-Normat e Autizmit gjithashtu u rritën me zgjerimin e diferencës midis moshës së dy prindërve. Këto norma ishin më të larta kur baballarët ishin midis 35 dhe 44 vjeç dhe partnerët e tyre ishin 10 ose më shumë vjet më të rinj. Në anën tjetër, normat u rritën kur mamatë ishin në të 30-tat e tyre dhe partnerët e tyre ishin 10 ose më shumë vjet më të rinj.
“Këto rezultate sugjerojnë se mekanizma të shumta kontribuojnë në lidhjen mes moshës prindërore dhe rrezikut për autizëm”, përfundojnë bashke-autorët.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...