Në laborator për herë të parë është punuar “zemra” e cila rrah

11:51 | 7 Prill 2018
Arbresh.info

Shkencëtarët e Universitetit të Kolumbisë kanë arritur që në kushte laboratorike në afat prej katër javësh të zhvillojnë muskul funksional të zemrës.

Shkencëtarët kanë zhvilluar muskulin duke përdorur qeliza amë, ndërsa “organi” i ri është mjaft i pjekur që për herë të parë në histori mund të përdoret për hulumtime mjekësore.

Ky sukses revolucionar paraqet hap të madh përpara në studimin e fiziologjisë njerëzore, duke pasur parasysh që shkencëtarëve u ofron mundësinë e testimit të tretmanëve të rinj për gjendje të shumta mjekësore siç janë insuficienca e muskulit të zemrës, transmeton Telegrafi.

Ata kanë përdorur qeliza amë në fazën shumë të hershme të zhvillimit, me të cilat është më e lehtë të manipulohet dhe për të cilat kanë shpresuar që më mirë do të reagojnë në stimulimin me të cilin do të përshpejtohet rritja e tyre.

Për të përshpejtuar zhvillimin e indit të zemrës, shkencëtarët kanë liruar impulse elektrike nëpër zemër në mënyrë që ta stimulonin mjaftueshëm që të arrihet deri te kontraktimi dhe pikërisht ky proces ndodh në muskulin e shëndoshë të zemrës në trup.

Shkencëtarët gjithashtu kanë zhvilluar metodën dhe softuerin me të cilët kanë ndjekur frekuencat, amplitudën dhe intensitetin e kontraktimeve të zemrës, si edhe përgjigjen e saj ndaj ilaçeve.

Zbulimi i ri gjithashtu mundëson manipulimin e muskulit të zemrës ashtu që të sillet si zemër e sëmurë apo e personit të vdekur, gjë që do të thotë që shkencëtarët do të munden edhe më mirë të studiojnë veprimin e gjendjeve shëndetësore potenciale vdekjeprurëse lidhur me këtë organ.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme