Google ADS

Në Klinikën Infektive po trajtohen 43 persona me koronavirus

10:04 | 3 Prill 2020
Arbresh.info

Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjenden 43 persona të infektuar me Covid -19.

Prej tyre 36 janë në gjendje stabile, 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, shkruan arbreshinfo.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh nga kjo Klinikë.

“Sipas raportit 24 orësh nga Klinika Infektive, në këtë klinikë ndodhen të hospitalizuar gjithsej 61 pacientë.

43 raste me Covid-19, klinika është në pritje të rezultateve për 11 raste, kurse negative kanë rezultuar gjithsej 7 raste.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 është si vijon:

Nga 43 raste të infektuar me Covid -19, 36 janë në gjendje stabile, 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme