Google ADS

Në gotë verë çdo natë, zgjat jetën

00:24 | 17 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Një gotë ose dy verë për çdo mbrëmje mund ta ulë rrezikun e zhvillimit të disa sëmundjeve jëtë-shkurtuese për 25%, sipas një studimi amerikan.

Pohohet se ata që konsumojnë rregullisht sasi të moderuara të alkoolit, zvogëlojnë mundësinë e një vdekje të hershme apo zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

Studimi i kryer nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë, shpjegon po ashtu se pirja me te madhe, e dëmton shëndetin kardiovaskular dhe e rrit rrezikun e vdekjes së hershme.

Prandaj, ekziston një balancim delikat mes efekteve të  dobishme dhe dëmtuese të konsumimit të alkoolit, e që duhet t’iu theksohen pacientëve, shpjegon udhëheqësi i këtij studimi, Bo Xi.

Hulumtimi përfshiu 333 mijë e 247 pjesëmarrës nga vitet 1997-2009, gjatë së cilës kohë pacientët duhej që të jepnin rregullisht detaje të konsumimit të alkoolit.

Përfundimi ishte se pirja e një apo dy gote i bënin mirë shëndetit afat-gjatë dhe e nxisnin kreativitetin tek këta persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme