Google ADS

Në çdo pesë sekonda humb jetën një njeri për shkak të pirjes së duhanit

18:57 | 5 Qershor 2018
Arbresh.info

Në çdo pesë sekonda një person humb jetën si pasojë e konsumimit të duhanit.

Kështu rezulton një studim i fundit nga një shkencëtar në Britani, njofton Klan Kosova.

Një total prej tre milionë njerëzve kanë vdekur për shkak të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike, një çrregullim të mushkërive të shkaktuara nga pirja e duhanit, sipas statistikave më të fundit nga 2016.

Kjo përbënte gjashtë për qind të vdekjeve globale.

Për më tepër, sëmundja e frymëmarrjes pritet të bëhet vrasësi i katërt më i madh deri më 2020, prapa sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Të dhënat tronditëse u liruan gjatë një seminari të organizuar nga pulmonologu Syed Zafaryab Hussain, një ekspert i sëmundjeve që lidhen me frymëmarrjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme