Kriza klimatike është dukedëmtuar shëndetin e fetueseve, foshnjave në mbarë botën, kanë zbuluar gjashtë studime.
Shkencëtarët kanë zbuluar se rritja e temperaturave lidhet me shtimin e peshës tek foshnjat, gjë që rrit shanset për obezitet në jetën e mëvonshme, transmeton portal arbresh.info
Temperaturat e larta gjithashtu lidhen edhe me lindjen e parakohshme, e cila më pas mund të ketë efekte shëndetësore gjatë gjithë jetës.
Studime të tjera zbuluan se ekspozimi ndaj tymit nga zjarret dyfishonte rrezikun e një defekti të rëndë të lindjes, ndërsa ulja e fertilitetit lidhej me ndotjen e ajrit nga djegia e karburanteve fosile, madje edhe në nivele të ulëta. Studimet, të botuara në një botim special të revistës Pediatric and Perinatal Epidemiology, kanë pjesëmarrës nga SHBA, Danimarkë, Izrael dhe Australi.
“Ndryshimet klimatike janë duke ndikuar për të keq që nga fillimi, që nga parakonceptimi e deri në fëmijërinë e hershme në adoleshencë”, tha profesori Gregory Ëellenius nga Universiteti i Bostonit.
“Ky është një problem që prek të gjithë, kudo. Këto ngjarje ekstreme do të bëhen edhe më të mundshme dhe më të rënda me ndryshimin e vazhdueshëm klimatik [dhe ky studim tregon] pse ato janë të rëndësishme për ne, jo në të ardhmen, por sot”, shtoi ai.
Lidhja midis nxehtësisë dhe shtimit të shpejtë të peshës në vitin e parë të jetës u gjet nga shkencëtarët në Izrael. Ata analizuan 200,000 lindje dhe zbuluan se foshnjat e ekspozuara ndaj temperaturave më të larta 20% gjatë natës kishin një rrezik 5% më të lartë për shtim të shpejtë në peshë.
Në nivel global, 18% e fëmijëve tani janë mbipeshë ose obezë. Një mekanizëm i mundshëm për shtimin e shpejtë të peshës së foshnjës është që më pak yndyrë digjet për të ruajtur temperaturën e trupit kur temperatura e ambientit është më e lartë.
Në anën tjetër, një studim në Kaliforni zbuloi se ekspozimi i nënës ndaj zjarreve para konceptimit dyfishon rrezikun e një defekti gjatë lindjes të njohur si gastroschisis, ku zorrët e foshnjës dhe nganjëherë organe të tjera dalin jashtë trupit përmes një vrime të vogël në lëkurë.
Shkencëtarët ekzaminuan dy milionë lindje, 40% e tyre nga nënat që jetonin 15 milje larg zjarrit dhe ndotja e ajrit që rezulton, e cila tashmë dihej se ishte e dëmshme për gratë shtatzëna dhe fetuset e tyre.
Ata gjetën një rritje prej 28% të rrezikut të defektit të lindjes tek nënat që jetonin pranë zjarreve në tremujorin e parë të shtatzënisë, transmeton portal arbresh.info
Dy studime të reja shqyrtuan lidhjen midis temperaturave të larta dhe lindjes së parakohshme. I pari vlerësoi pothuajse një milion gra shtatzëna në Uellsin e Ri Jugor, Australi, nga 2005 deri në 2014, prej të cilave 3% i lindën foshnjat e tyre para javës së 37-të.
Studiuesit zbuluan se në 5 përqind të vendeve të nxehta në shtet, lindjet e parakohshme ishin 16 përqind më të larta.
“Rreziku i lindjes së parakohshme ka të ngjarë të rritet me rritjen e pritshme të temperaturave globale dhe valëve të të nxehtit, ky është një shqetësim potencialisht serioz”, thanë studiuesit, të udhëhequr nga Edward Jegasothy në Universitetin e Sidneit, shkruan Guardian.
Ndërkaq në SHBA, studimi u krye në Teksas ku u analizuan 200 mijë lindje.
Për shkak të temperaturave të larta, rreziku i lindjeve të parakohshme ishte 15 përqind më i lartë.
“Paralajmërimet e shëndetit publik gjatë valëve të të nxehtit duhet të përfshijnë njerëzit shtatzëna, veçanërisht duke pasur parasysh gjetjet tona për lidhjet më të forta më herët në shtatzëni, kur pasojat e lindjes së parakohshme janë më të rënda,” thanë studiuesit, të udhëhequr nga Lara Cushing, në Universitetin e Kalifornisë.
Djegia e lëndëve djegëse fosile nxit krizën klimatike, por gjithashtu shkakton ndotje të ajrit dhe një studim i ri në Danimarkë vlerësoi se ndotja e ajrit ka komplikuar procesin e shtatzënisë te mbi 10 mijë çifte që përpiqen të mbeten shtatzënë në mënyrë natyrale. Studimi gjeti se rritja e ndotjes së grimcave prej disa njësive gjatë një cikli menstrual çoi në një ulje të konceptimit me rreth 8 përqind./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?