Google ADS

Ndryshimi i klimës po përkeqëson rastet me alergji

08:26 | 2 Prill 2021
Trina Galanxhi

Vetëm në SHBA rreth 25 milionë njerëz vuajnë nga alergjitë sezonale dhe kjo është periudha e vitit kur lulet nisin të çelin dhe pemët po lëshojnë shumë polen.

Shkëncetarët kanë gjetur se ndryshimi i klimës është duke e përkeqësuar situatën e njerëzve që vuajnë nga këto lloj alergjish, transmeton portali arbresh.info

Sipas tyre nga viti 2000 deri në vitin 2020 sasia e polenit është rritur dukshëm. Ajo mund të rritet edhe më shumë nëse nuk ndalohen emetimet e gazrave serrë.

Por pse është CO2 – dioksid karboni që i bën alergjitë tona më keq? Epo, pemët dhe bimët ushqehen me CO2 dhe kjo stimulon rritjen e barit dhe polenit të pemëve.

Me rritjen e niveleve të CO2 në ajër po shohim pemë që nxjerrin më shumë polen sesa në vitet e kaluara. Temperaturat e ngrohta janë gjithashtu duke rritur sezonin e rritjes për pemët dhe bimët, duke e rritur edhe më shumë këtë problem me alergjitë.

Sipas shkencëtarëve, problemet me alergji pritet që të rriten gjatë viteve në vazhdim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme