Ndryshimet që tregojnë se trupi juaj po fsheh një sëmundje serioze

01:39 | 15 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Shumë ndryshime që ndodhin menjëherë në trupin tuaj konsiderohen si jo të rrezikshmë për shëndetin.

Sidoqoftë, ka situata që nuk duhet të injorohen, pasi shëndeti mund të rrezikohet seriozisht.

Portali arbresh.info sjell për ju ndryshimet mbi të cilat duhet bërë kujdes.

Zëri

Ndryshimi i zërit që zgjat për më shumë se tre javë, mund të jetë një shenjë e acidit që kthehet nga stomaku në ezofag, e cila më pas irriton edhe fytin. Ky ndryshim mund të të jetë fillimi i kancerit të fytit.

Mpirja

Ndjenja sikur ju rrinë krahët e mpirë, që zgjat më shumë se gjysmë orë dhe shoqërohet me marrëmendje mund të jetë një simptomë e një sulmi në zemër.

Dhimbja e kokës

Dhimbja e fortë e kokës, e cila ndodh papritur, mund të jetë një shenjë e gjakderdhjes në tru, këputjes së enëve të gjakut, goditje në tru ose meningjit.

Djersitja

Në qoftë se nuk jeni në menopauzë, djersitja e papritur dhe e tepruar gjatë natës nuk është një dukuri normale dhe mund të jetë simptomë e kancerit të zorrëve, limfomës ose leuçemisë.

Thonjtë

Hija blu në thonjtë tuaj mund të tregojë se nuk keni oksigjen të mjaftueshëm, ose se keni probleme me zemrën ose mushkëritë. Thonjtë e zbehtë, nga ana tjetër, shoqërohen me anemi, probleme të zemrës ose sëmundje të mëlçisë.

Oreksi

Humbja e oreksit mund të jetë një shenjë e hershme e kancerit të vezores, veçanërisht nëse gjithashtu shkakton fryerje , dhimbje të legenit dhe fshikëz.

Kolla

Nëse gjatë natës kolliteni, por nuk jeni të ftohur, atëherë mund të jetë një shenjë e hershme e sëmundjes së zemrës./arbresh.info/

Të ngjashme