Ndryshimet që ndodhin në trup kur hani supë çdo ditë

23:12 | 27 Mars 2024
E.G

Nuk mund të ketë asgjë më të kënaqshme dhe komode se një pjatë e nxehtë me supë, veçanërisht në një ditë të ftohtë vjeshte ose dimri.

Supa gjithmonë mund të ofrojë njëfarë rehatie kur ju nevojitet më shumë. Por, ata që e konsumojnë rregullisht këtë ushqim mund të pyesin nëse supa është e shëndetshme, apo nëse ka edhe disa efekte anësore të mundshme.

Për të gjithë dashamirët e supave, ne do të shtjellojmë brenda këtij artikulli se çfarë ndodhë nëse e hamë çdo ditë.

Sigurisht, çdo supë është e ndryshme në varësi të përbërësve të saj dhe nëse është e blerë në dyqan, nga një restorant apo e bërë në shtëpi.

Shëndeti juaj i zorrëve mund të përmirësohet

Supa e mbushur me plot perime, do t’i jepte zorrëve një nxitje shëndetësore.

“Supa e mbushur me perime është e mrekullueshme për zorrën tuaj për një sërë arsyesh”, thotë nutricionistja Maggie Michalczyk.

Ajo thekson më tej se supat shtojnë më shumë fibra në dietë, e cila është e mrekullueshme për tretjen dhe ngopjen, dhe shumë nga perimet që gjenden zakonisht në to, si preshi dhe qepa, përmbajnë fibra prebiotike që ushqejnë bakteret e mira në zorrë.

Mund të merrni proteina shtesë

“Supa mund të jetë një burim i rëndësishëm proteinash, veçanërisht nëse është bërë me lëng kockash”, thotë Elizabeth Ward, bashkëautore e Planit të Dietës së Menopauzës. Ajo beson se shtimi i mishit si pula rrit përmbajtjen e proteinave.

Disa supa mund të kenë veti medicinale

A keni menduar ndonjëherë nëse supa me petë pule mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë kur jeni të sëmurë ose nëse nuk është asgjë më shumë se një vakt? Disa studime konfirmojnë se kjo supë ka edhe një efekt anti-inflamator.

Një studiues në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Nebraskës zbuloi se supa klasike e pulës ka përfitime të shumta për shëndetin tuaj.

Pra, herën tjetër që të jeni të sëmurë, mos hezitoni dhe hani një supë të nxehtë me petë pule.

Do të hani një porcion me perime të pasura me antioksidantë

Hulumtimet tregojnë se supa me perime është supa më e shëndetshme që mund të hani.

Supat me perime janë plot me minerale, vitamina dhe komponime bimore bioaktive. Këto supa gjithashtu nxisin hidratimin dhe ngopjen.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme