Diku pas të 40-ave, do ta gjeni veten duke vënë syze, kështu mund të lexoni apo të futni më shpejt perin në gjilpërë. Por zonja, ky është vetëm fillimi.
Me afrimin e menopauzës, trupi dhe mendja fillojnë të pësojnë një sërë ndryshime, shumë prej të cilave mund të shkaktojnë acarim, parehati apo edhe dhimbje. E keqja është se gratë nuk i ndajnë këto shqetësime me të tjerët por preferojnë të vuajnë në heshtje.
Edhe pse mund të mos ndiheni mirë për ndryshimet që po përjetoni, të dini se çfarë ju pret dhe si mund ta përballoni do t’ju ndihmojë të lehtësoni çfarëdolloj ndjesie të pazakontë. Më poshtë mund të gjeni 8 ndryshime që pëson trupi pas të 40-ave.
Humbja e kontrollit të fshikëzës
Shtatzënia, lindja e fëmijës dhe menopauza, të gjitha mund të kontribuojnë në humbjen e kontrollit të fshikëzës tek gratë. Nevoja për të dalë shpesh në tualet dhe rrjedhja me raste që ndodh kur kolliteni, teshtini ose qeshni prek rreth 40% të grave mbi 40 vjeç.
Ju bien flokët
Gjatë gjithë jetës kemi rritje të rënie të flokëve. Por, falë ndryshimit të hormoneve, me afrimin e menopauzës fillojnë të bien edhe flokët.
Ju shfaqen qime gjithandej
Me moshimin e grave, bien nivelet e estrogjenit dhe rriten nivelet e testosteronit, duke çuar kështu në rritjen e qimeve në fytyrë, mjekër dhe gishta.
Mund të përjetoni afshe të nxehta, për një dekadë
Mbi 80% e grave përjetojnë afshe të nxehta gjatë menopauzës, dhe studimet sugjerojnë se për disa gra, nxehtësia mund të zgjasë 7-11 vjet.
Marrëdhëniet seksuale bëhen të parehatshme
Ka shumë arsye përse kjo ndodh në moshë të mesme, megjithatë arsyeja kryesore është tharja vaginale. Me moshimin, fillojnë të bien nivelet e estrogjenit, duke çuar në dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe humbje të dëshirës./Shendeti.com
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...