Studimi i fundit mbi Barrën e Sëmundjeve në Botë pasqyron një hulumtim të të dhënave ndërmjet viteve 1990 deri në vitin 2013 nga 188 vende ku vërtetohet se, ajri i ndotur ndikon në 30 % të barrës (shkaqeve) së ishemisë cerebrale.
Efektet e dëmshme të ndotjes së ajrit janë më të theksuara në vendet me zhvillim të ulët dhe të mesëm, në pacientët vulnerabël me faktorë të tjerë rreziku për sëmundje të zemrës, si dhe në pacientët me episodeve të mëparshme ishemie cerebrale.
Ishemia cerebrale është shkaku kryesor i handikapeve motorike. Ajo renditet e dyta në shkaktarët e vdekjeve të personave mbi 60 vjeç, është një nga shkaqet kryesore të shtrimeve në spital dhe një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjes së demencës.
Lista e efekteve të shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe ambientit është gjithnjë në rritje. Çrregullimet neurologjike dhe neurodegjenerative, ndoshta edhe sëmundjet neuroinflamatore, mendohet se shkaktohen si pasojë e ndotjes së ajrit.
Në Ditën Botërore të Trurit (më 22 korrik) tema e këtij viti ishte “Ajër i pastër për një mendje të shëndetshme”, e cila kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për sëmundjet neurologjike të shkaktuara nga ajri i ndotur.
Vitet e fundit, efektet e ndotjes së ajrit në shëndetin tonë kanë krijuar një interes në rritje, sidomos nga institucionet ndërkombëtare të cilat japin të dhëna mbi sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë. Të dhënat e fundit në lidhje me vdekshmërinë të cilat i atribuohen ajrit të ndotur janë12 milionë vdekje çdo vit, në mbarë botën. Këto vdekje shkaktohen nga sëmundjet e zemrës si infarkti i miokardit apo insuficienca kardiake kongjestive, shkaqet neurologjike si ishemia cerebrale, sëmundjet e mushkërisë dhe kanceri. Përveç ishemisë cerebrale, ndikimi i ajrit të ndotur në tru përbën një shqetësim gjithnjë në rritje.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit