Ekspozimi ndaj niveleve të larta të ndotjes së ajrit mund t’i bëjë fëmijët obezë dhe t’i ekspozojë ata ndaj një rreziku më të lartë të astmës.
Një studim i fundit ka gjetur se fëmijët obezë shfaqin rrezik 79 përqind më të lartë që të preken nga astma, transmeton portal arbresh.info
Studimi gjithashtu ka theksuar se obeziteti tek fëmijët mund të shkaktohet edhe nga ajri i ndotur, që është një faktor kontribues i rëndësishëm.
Studimi nga Fondacioni i Kujdesit për Mushkëritë në Indi ka krijuar lidhjen mes obezitetit, astmës dhe ndotjes së ajrit dhe ndikimin që kanë këto te fëmijët.
Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se ekspozimi i zgjatur ndaj ajrit të ndotur mund të çojë në sëmundje të frymëmarrjes, veçanërisht tek fëmijët. Ata thonë se nevojiten masa urgjente për ta mbrojtur atë.
Ndotja e ajrit do të çojë në migrim masiv, thonë ekspertët
Gjatë studimit janë ekzaminuat mbi 3 mijë fëmijë në 12 shkolla, të zgjedhur rastësisht, nga Delhi dhe qytetet e Indisë Jugore që kanë ajër relativisht më të pastër.
U përcaktua se 39.8 përqind e fëmijëve nga Delhi ishin mbipeshë krahasuar me 16.4 përqind në qytetet jugore të vendit.
Ajo që është raportuar janë grimcat (PM2.5), të cilat janë ndotës të vegjël të rrezikshëm në ajër, dhe që janë gjetur në qytetet ku është bërë kërkimi.
Çdo vit, ndotja e ajrit në Delhi arrin nivele që janë rreth nëntë herë më të larta se ato që OBSH i konsideron të sigurta. Smogu prodhohet si produkt i zjarreve bujqësore dhe për shkak të ndezjeve së fishekzjarreve gjatë festave.
Studiuesit theksojnë se këtë kohë pandemie, ndotja e ajrit i ndihmon rritjes së infektimeve me koronavirus.
Dr Sundip Salvi, autor i studimit tha se hulumtimi konfirmon se thithja e ajrit të ndotur ndikon në obezitetin e fëmijëve.
Ai tha se ndotësit e ajrit përmbajnë kimikate të caktuara, të njohura si agjentë të obezitetit, të cilat mund të ndryshojnë metabolizmin e një personi./arbresh.info/
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...