Ndjeheni pa energji?! Ja çfarë duhet të hani!

18:07 | 20 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Shpesh herë ndodh që ndjehemi pa energji, edhe nëse mendojmë se jemi ushqyer mirë. Por ja se cilat janë ushqimet që ju kthejnë energjinë e humbur, shkruan arbresh.info

Portokallët

Portokallët përveq se janë shumë të shijshëm, ato janë konsideruar edhe si frut që sjell energji dhe si qetësues. Portokalli redukton stresin, që njihet si faktori bazë për reduktimin e energjisë.

Menta

Është e pabesueshme, por menta kthen energjinë sikurse nuk e mendoni. Aroma e mentës hap sinusët, prandaj edhe ju ndihmon që të merrni frymë më lirë gjatë gjithë ditës. Peperminti gjithashtu lehtëson dhembjen e kokës dhe përmison vigjilencën.

Limon

Limoni ka një aromë të fuqishme dhe jep energji shumë. Aroma e limonit mund të përdoret edhe si qetësues, e cila ndihmon në lodhjen mendore, lodhje fizike dhe nervozë. Limoni, përveq se kthen energjinë e humbur, ju mundëson edhe përqendrim më të mirë.

Qitro

Qitro ka karakteristikat e njejta si portokalli dhe limoni, por ju ndihmon që të luftoni stresin dhe depresionin. Qitro po ashtu ju ndihmon shumë edhe kundër lodhjes së muskujve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme