Një nga 13 vitaminat thelbësore që trupi ynë ka nevojë, është vitamina B.
Pse është kaq e rëndësishme?
Vitamina B luan një rol të rëndësishëm në metabolizëm, si dhe në formimin e qelizave dhe AND-së, duke përfshirë edhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut, transmeton portal arbresh.info
“Nivelet tuaja të energjisë, funksioni i trurit, funksioni imunitar, shikimi, tretja, funksioni nervor, prodhimi i hormoneve, toni i muskujve dhe shëndeti kardiovaskular kërkojnë vitaminë B”, thotë Amandip Calsey, një dietolog në Kaliforni.
Trupi ynë nuk mund të ruajë vitaminën B për një kohë të gjatë, prandaj ajo duhet plotësuar përmes dietës.
Kjo është e mirë sepse ushqimet me vitaminë B shpesh përmbajnë më shumë se një vitaminë B. Për shembull, disa ushqime me vitaminë B6, si salmoni, mishi i pulës dhe orizi kaf, janë gjithashtu burime të mira të vitaminave të tjera.
Nëse nuk keni probleme me tretjen ose nuk keni një dietë kufizuese, ndoshta do të jeni në gjendje të merrni mjaftueshëm vitamina B duke ngrënë një shumëllojshmëri ushqimesh çdo javë.
E vetmja herë kur një dietolog ose mjek mund të shqetësohet për nivelet e caktuara të vitaminës B, do të ishte nëse nuk konsumoni protein shtazore ose nëse planifikoni të mbeteni shtatzënë.
Njerëzit që nuk hanë mish zakonisht duhet të kërkojnë opsione ushqimore të pasuruara, si drithërat ose tofu, në mënyrë që të marrin vitaminën B12 ose do të marrin suplemente.
Vitamina B gjendet më së shumti në salmon, bizele, tofu, mish viçi, avokado, spinaq, vezë, oriz kaf, pulë, thjerrëza dhe kërpudha./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...