Pirja e duhanit pengon një zonë të trurit, e rëndësishme për kujtesën, sipas hulumtimeve të reja.
Kjo shkakton një ngritje të kalciumit në hippocampus, zonë e cila përmban të dhëna të përvojave tona të fundit dhe ato që kanë ndodhur shumë kohë më parë.
Një studim i pothuajse 2,000 njerëzve të moshuar gjeti ata që pinë duhan – ose ishin diabetik – kishin më shumë gjasa që të kishin këto ‘kalcifikime’ në skanimet e CT.
Përfundimi mund të shpjegojë lidhjen midis cigareve dhe çmendurisë. Kjo mund të jetë një arsye tjetër për ta çrrënjosur zakonin.
Dëmtimet që shkakton duhani tek zemra dhe mushkëritë është dokumentuar gjerësisht, por shumë pak dihej deri më tani për ndikimin e tij në tru.
Kjo do të thotë se duhanpirësit kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundjen shkatërruese neurologjike
Sëmundja e Alzheimerit, lloji më i zakonshëm i çmendurisë, shoqërohet me dëmtimin e hipokampusit.
Besohet se kalcifikimi i enëve të gjakut mund të lidhet me problemet vaskulare që kontribuojnë në rënien e aftësive njohëse. Por kërkimet e mëparshme ishin të kufizuara.
Autori kryesor Dr Esther de Brouwer, një geriatrik në Qendrën Mjekësore Universitare në Holandë, tha:
“Ne e dimë se kalcifikimet në hipokampus janë të zakonshme, veçanërisht me rritjen e moshës. Megjithatë, nuk e dinim nëse kalcifikimet në hipokampus lidhen me funksionin njohës”
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...