Ndikimi në shëndet i mbajtjes së qenve

23:07 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Thuhet shpesh se mbajtja e qenve është e dëmshme për shëndetin.

Por krejt të kundërtën e thotë një studim i ri i kryer në Suedi. Përpos që janë miq të mirë, qentë ju zgjasin edhe jetën, shkruan Guardian, përcjellë Klan Kosova.

Aty thuhet se nga 3.4 milionë njerëz në mes moshës 40 dhe 80 vjet, të cilët kanë në pronësi qen, janë 23 përqind më pak të rrezikuar nga vdekja prej sëmundjeve të zemrës si dhe 20 përind më pak janë të rrezikuar të vdesin nga shkaqe të tjera për 12 vjet.

Studimi thotë se qentë ndihmojnë në izolimin social dhe depresionin – të dyja këto të lidhura me rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe vdekjeve të parakohshme./klankosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme