Ndikimi i qepës në përmirësimin e 5 problemeve shëndetësore

07:26 | 17 Shkurt 2017
Arbresh.info

Në artikujt tanë kemi folur vazhdimisht për hudhrën dhe për efektet e saj të shëndetshme në oragnizëm. Por krahas hudhrës, eksizton edhe një perime tjetër e mrekullueshme e së njëjtës familje që mund të sjellë shumë dobi për trupin dhe mendjen tonë. Bëhët fjalë për qepën.

Ndoshta disa nga ju e dinë se qepa është shumë e mirë për shëndetin, ja pesë problemet shëndetësore që mund të trajtohen vetëm me qepë:

  • Veshët e bllokuar: Me anë të një thike të vogël hiqni bulbin i qepës dhe vendoseni në fillim të kanalit të veshit. Kujdes, mos e shtyni shumë brenda. Më pas lëreni të qëndrojë gjatë natës, kur të zgjoheni dylli do të zbutet dhe do të jetë shumë e lehtë të hiqet.
  • Djegiet: Qepa është shumë e dobishme kur vjen puna për djegiet. Prisni një qepë në dy pjesë dhe vendosni një prej gjysmave në vendin e djegur. Mbajeni për 5-10 minuta. Ajo do të minimizojë dhimbjen dhe do të zbusë djegien. Kjo metodë u zbulua gjatë Luftës së Parë Botërore nga trupat britanike.
  • Normalizon temperaturën e trupit: Nëse keni temperaturë të lartë trupore prisni një qepë në copa të vogla dhe të vendoseni atë në çorape. Kjo është mënyra më e mirë natyrore për të ulur temperaturën. Kjo këshillë vlen edhe për fëmijët e vegjël.
  • Eleminon toksinat nga trupi: Hani herë pas here një qepë të freskët para së të flini gjumë. Siç e dini gjatë natës organizmi filtron toksinat në mënyrë natyrale dhe qepa është njëstimulant shumë i mirë i këtij procesi.
  • Kundër pickimit të bletëve dhe grerëzave: Këto pickime mund të jenë shumë të rrezikshme, veçanërisht në qoftë se jeni alergjikë ndaj këtyre insekteve. Mos u frikësoni në një situatë si kjo. Merrni menjëherë një qepë të shtypur ose të grirë në rende dhe vendoseni në zonën e pickuar./living.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme