Nëse jeni duke pasur probleme me sterilitet, mund të ekzistojë një zgjidhje alternative për problemin tuaj – madje nuk përfshin doktor, teste të shtrenjta ose pritje të pafundme
Për të mbetur më lehtë shtatzënë, disa ekspert shpjegojnë se joga mund të jetë përgjigjja.
Joga është krijuar 5,000 vite më parë në Indi – dhe përfshinë disa lloje siç janë: Hartha, Vinyasa dhe Ashtanga, ndërkaq kohëve të fundit është përfolur si një nga mënyrat natyrale të shërimit për gratë që kanë probleme me fekondim.
Problemet me sterilitet janë shumë shpesh të lidhura me stresin, që përfundojnë në një rreth të egër mes dëshirës dhe frustrimit, kështu që diçka siç është joga mund të ndihmoj, thonë ekspertët, transmeton Telegrafi.
Gjithçka ka të bëjë me ndihmën për t’i ofruar grave relaks, heqje stresit dhe heqje të ankthit. Në përgjithësi kur praktikojmë joga, na ndihmon të hyjmë në sistemin nervor parasimatetik, çka na ndihmon në pushim dhe tretje, jo vetëm në ushqim, dhe gjithashtu përmirësimin e sistemit imunitar, disponim dhe na ndihmon që të flemë më mirë.
Claire është themeluese e klasave të jogave për shtatzëna, dhe ajo shpjegon se joga është duke ndihmuar në problemet me fertilitet, dhe nuk rekomandon të praktikohet joga e llojit Bikram, e cila bëhet në dhoma të nxehta deri në 40 gradë celsius.
Një tjetër opsion janë klasat e meditimit dhe banjat gong.
“Unë do të shmangia jogat në temperatura të nxehta, por i inkurajoj gratë që të merren me diçka më relaksuese siç është yin ose yoagat tonike, si dhe klasat e meditimit” thotë Claire.
Banjat gang janë edhe më relaksuese dhe ju ndihmojë që të akomodoheni dhe shërojnë trupin në nivele më të thella.
Janë disa pozita të caktuara që thuhet se shtyjnë në rritje të sterilitetit.
Përderisa joga mund të ndihmojë në problemet me fertilitet, shumë ekspert thonë se është ndryshim direkt fizik, gjithashtu zvogëlon problemet në shëndetin mental siç është ankthi, i cili ka shumë efekte anësore në trupin tuaj.
Të bërit e joga-s nuk shpie direk deri tek shtatzënia, thonë ekspertët.
Kjo nuk është një sekret magjik, sukses i menjëhershëm nuk është i garantuar. Sidoqoftë të bërit e joga-s mund të kenë përfitime të ndryshme në mendje dhe trup që mund të ju ndihmojnë të mbeteni shtatzënë me lehtë. Trupi është shumë kompleks, dhe kur trupi juaj është në ambient stresues mund të provojë në mënyrë natyrale të parandalojë shtatzëninë. Ky është një mekanizëm i mbijetesës.
Pse mund të ndihmojë joga? Ka një numër të madh të arsyeve që joga mund t’ju sjellin përfitime për sterilitet. Pikë së pari, joga ju mëson se si të merrni frymë thellë. Frymëmarrja është shumë e rëndësishme për të mbajtur trupin në hemostaza ose balancë dhe ju siguron të merrni sasinë e mjaftueshme të oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në gjakun tuaj.
Por gjithashtu, frymëmarrja e thellë ndihmon në relaksim, dhe kur trupi është i relaksuar, është më shumë e mundshme të ju ofrojë një mjedis të përshtatshëm për rritjen e një fëmije. Joga gjithashtu është e mirë për stabilizimin e muskujve të cilat ndihmojë në organet e brendshme, siç është fshikëza.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...