Pozicioni i gjumit është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë, kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por pozicioni drejtpërdrejt ndikon në shpinë dhe në qafë, nëse nuk pozicionoheni drejtë, mund të hasni probleme të stomakut, madje edhe rrudha të parakohshme.
Njihni pozicionin më të mirë të gjumit dhe shmangni ato që shkaktojnë efekt negativ të trupave tanë, transmeton Gazeta Shneta.
Fjetja në shpinë
Ky është pozicioni i ashtuquajtur neutral, i cili stimulon shpinën dhe qafën. Nga ana tjetër zvogëlon refluksin e acidit duke mbajtur kokën lart mbi stomakun tuaj. Kjo madje minimizon rrudhat. Gjëja negative për këtë pozicion është gërhitja. Pra, për të minimizuar gërhitjen ju duhet t’i gjeni vetës suaj jastëk të përsosur: sigurohuni që ai është i fryrë, kështu që koka dhe qafa juaj do të mbështeten pa ngritur kokën lart.
Fjetja në krahë
Ky pozicion mund të sjellë një efekt negativ në fytyrë dhe gji tek femrat. Për këtë pozitë është shumë e rëndësishme që të keni një jastëk në krahë për ju, të mbushur, kështu që do të mbushë hapësirën bosh mbi shpatullën tuaj. Në këtë mënyrë, koka juaj do të mbetet në një pozicion natyral. Ky pozicion ka një efekt të mirë për ata që kanë probleme me gërhitjen. Gjithashtu ky pozicion ofron disa efekte të tjera të dobishme si: zvogëlon zbaticën e acidit duke mbajtur kokën lart mbi stomakun dhe është i dobishëm gjatë shtatzënisë.
Shënim i rëndësishëm për ata njerëz që flenë në krahë. Sigurohuni që të flini në anën e majtë, sepse në këtë mënyrë ne ndihmojmë sistemin e tretjes derisa flemë.
Fjetja në stomak
Ky pozicion ndikon direkt në pozicionin e shtyllës neutrale, e cila në këtë rast është shumë e vështirë për tu mbajtur. Ajo gjithashtu vë presion mbi nyjet dhe muskujt që mund të irritojnë nervat dhe të çojnë në dhimbje, mpirje dhe ndjesi shpimi. Fjetja në stomak mund të shkaktojë edhe dhimbje koke, andaj preferohet t’i ikni kësaj pozite.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...