Kruajtja e lëkurës së kokës mund të lidhet me shkaqe të ndryshme. Shampoja, sapuni që përdorim apo problemet psikologjike mund të bëhen shkak për këtë problem.
Shkaqet e kruajtjes
Shkaku i kruajtjes së lëkurës së kokës mund të jetë dhe ndonjë sëmundje lëkure. Veçanërisht sëmundje si fruthi apo lija e dhenve mund të bëhen shkak për kruajtjen dhe ashpërsimin e lëkurës në zonën e kokës.
Nuk mund të rrimë pa përmendur dhe sëmundjen e kërpudhës. Infeksionet e kërpudhës mund të zënë vend në shkaqet kryesore të kruajtjes. Këto infeksione mund të shkaktojë kruajtje në zona të ndryshme të trupit, përfshirë kokën. Të mos harrojmë dhe parazitët që gjithashtu mund të shkaktojnë kruajtje të kokës.
Kruajtja në zonën e kokës shtohet më shumë gjatë muajve të verës, kur ajri është i lagësht dhe i nxehtë. Lagështira është një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e kruajtjeve. Në kushte të tilla, trupi i lagur nga djersa është më i përshtatshëm për kruajtje.
Zgjidhje bimore për kruajtjet e lëkurës së kokës
Merrni 50 ml uthull molle dhe ngroheni, por jo ta vloni, dhe brenda hidhini gjethe hithre. Më pas lëreni të ftohet dhe kullojeni. Shpërlajeni kokën duke i bërë masazh me ujin e ngrohtë të përzierjes së mësipërme.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...