Ne të gjithë kemi dëgjuar frazën “muzika është e mirë për shpirtin”, por sipas dëshmive është e mirë edhe për shëndetin.
Studimet kanë gjetur që terapia muzikore ka një efekt pozitiv në gamë të gjerë të kushteve fizike e psikologjike përfshirë demencën, ankthin, depresionin e kancerin, transmeton portali arbresh.info.
Para se të shkojmë më tej, çfarë është terapia muzikore gjithsesi? Terapia muzikore është një shërbim i ofruar nga kujdestarët në spitale, në qendrat e kujdesit afatgjatë dhe madje edhe në klinikat ambulatore.
Sipas një studimi të vogël të publikuar më 2016, terapia muzikore është efektive në përmirësimin e shëndetin mendor të njerëzve të burgosur. Një analizë e pesë studimeve zbuloi se terapia e muzikës ndihmoi në promovimin e vetëvlerësimit të shkelësve dhe funksionimin social. Të burgosurit që morën pjesë në 20 ose më shumë seanca të terapisë muzikore, panë përmirësime në nivelet e ankthit dhe depresionit.
Në fund: Ka shumë dëshmi për të treguar se terapia muzikore e përdorur në mjediset e kujdesit shëndetësor mund të ndihmojë në qetësimin e pacientëve. Duke pasur parasysh se nuk ka efekte anësore negative që lidhen me dëgjimin e muzikës, është padyshim një trajtim me vlerë që ia vlen të përdoret./Arbresh.info
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren
Driloni dhe Sara flasin për familjen dhe të ardhmen
Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në ...
Dëmtohen disa vazo lulesh në varrezat e fshatit Bresje, poli...
Brazili do të ndalojë përdorimin e celularëve në shkollat fi...
Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i B...