Armiku më i madh i njerëzve në periudhën e verës gjithsesi janë mushkonjat, insekte të cilat janë të njohura si bartës të virusit të Nilit Perëndimor, virusit të infeksionit Zika, etheve Chikungunya, si edhe të sëmundjeve të ndryshme ngjitëse, të cilat mund t’i infektojnë njerëzit
Nuk ekzistojnë raporte të cilat tregojnë që coronavirusi është përhapur në njerëz nëpërmjet mushkonjave – ka thënë mjekja Mary Schmidt për Fox News, specialiste e sëmundjeve ngjitëse dhe e mjekësisë interne.
Specialistja e sëmundjeve ngjitëse, Mary Schmidt, u është referuar hulumtimeve të cilat kanë zbuluar që nëse mushkonja ushqehet me gjakun e personit të sëmurë nga MERS-i, prania e virusit te insektet mund të zbulohet ditën e parë.
Mirëpo, për t’u bërë kjo kërcënim për njerëzit, do të duhej të ndodhnin një sërë ngjarjesh.
– Për të ndodhur kjo në jetën reale, mushkonjat do të duhej të infektoheshin me virusin gjatë ushqimit.
Virusi pastaj shumohet në indin e zorrës, përhapet në vende sekondare, duke përfshirë edhe gjëndrat e pështymës dhe, në fund, lirohet në sekrecione (pështymë)./ts/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj