Një në çdo 11 vdekje të parakohshme në vendet e pasura shkaktohet nga pasiviteti, deklaruan dje shkencëtarët.
Ata thanë se shifra 9.3 përqind ishte më e lartë se norma e përgjithshme globale prej 7.2 përqind, transmeton portal arbresh.info
Mungesa e stërvitjes është një faktor i njohur rreziku për sëmundje koronare të zemrës, goditje në tru, hipertension, diabet tip 2 dhe disa lloje të kancereve.
Të udhëhequr nga ekspertë në Qendrën e Kërkimeve Biomjekësore Pennington në Luiziana, shkencëtarët rishikuan literaturën mjekësore mbi pasivitetin dhe vdekjen dhe sëmundjen.
Sipas studimit njerëzit që jetojnë në vende me të ardhura mesatare janë më pasivë dhe rrezikohen më shumë nga sëmundjet e zemrës.
Pasiviteti ishte i lidhur me 8.1 përqind të rasteve të demencës në mbarë botën, sipas gjetjeve të botuara në British Journal of Sports Medicine.
Një studim i veçantë nga Koreja e Jugut zbuloi se aktiviteti fizik ndihmonte në parandalimin e sëmundjes së zemrës dhe enëve të gjakut./arbresh.info/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...