Gjumi i mjaftueshëm është i ndryshëm për persona të ndryshëm. Për dikë 9 orë gjumë janë tepër e për dikë tjetër janë të pakta. Por sido që të jetë nëse ju nuk flini aq sa duhet , pra as sa i nevojitet trupit tuaj pasojat shëndetësore mund të jenë serioze:
Truri fillon të ketë probleme: Sipas CDC, gjumi i pamjaftueshëm është një problem që prek më shumë se një të tretën e të rriturve kur flini më pak se 7 deri në 8 orë në natë. Kur nuk flini aq sa duhet – qoftë për shkak të një problemi kronik si apnea e gjumit, arsyet e jetesës si orët e gjata të punës ose rritja e fëmijëve të vegjël ose zakone të këqija si Facebook para se të shkoni në shtrat etj mund të filloni të keni probleme me trurin . Mungesa e gjumit zvogëlon rrjedhjen e gjakut në zonat e trurit që kontrollojnë proceset e mendimit të nivelit më të lartë,” thotë Richard Shane, një specialist i gjumit të sjelljes dhe themeluesi i metodës Sleep Easily.
Humbja e kujtesës: Një efekt tjetër i privimit të gjumit është një paaftësi për të mbajtur mënd “Gjumi i pamjaftueshëm ndërhyn me aftësinë tuaj për tu përqendruar dhe për të mësuar në mënyrë efikase, gjë që është thelbësore që ju të mbani mend diçka,” thotë Dr Shane.”Studimet tregojnë se gjumi i forcon lidhjet nervore të përfshira në kujtesë, dhe gjithashtu ndihmon në konsolidimin e informacionit të ri në kujtime.
Nervozoheni shumë shpejt: Ju ndoshta keni vënë re se shpesh zgjoheni me humor të keq. Kjo ndodh kur nuk keni fjetur mjaftueshëm. “Privimi i gjumit ndikon në humorin tuaj”, thotë Breus. “Kjo ju bën të shihni gjithçka në një dritë më negative sepse emocionet tuaja janë shumë më të paqëndrueshme kur gjumi është i mangët.”
Keni më shumë mundësi të ndiheni të depresionuar: Një çrregullim i humorit që lidhet me mungesën e gjumit është depresioni. “Ndërsa mekanizmat specifikë të trurit nuk dihen, në një studim me një numër të madh njerëzish që kanë probleme me pagjumësinë kanë 10 herë më shumë gjasa që të zhvillojnë depresionin.
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...
Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është ...