Kur keni dhimbje koke, ndjeheni sikur e tërë bota po përmbyset.
Dhimbjet e mëdha të kokës mund të zgjasin për disa ditë, prandaj nëse pyesni vetën pse ndodh kjo, është mirë që të lexoni me vëmendje këtë artikull.
Burrat përjetojnë dhimbje koke më të madhe sesa gratë. Pjesa më e keqe është kur nuk gjindet asnjë ilaq në lidhje me këtë, transmeton portali arbresh.info
Njerëzit që kanë migrenë ndjejnë dhimbje edhe në muskuj, kanë marrë mendje, u dridhen duart dhe ndjehen të dobët në trup.
Shumë shkencëtarë kanë deklaruar se e gjithë kjo ndodh për shkak të mungesës së vitaminave që ndodhen në trupin e njeriut.
Migrena mund të vijë si pasojë e mungesës së vitaminës B dhe D.
Kur trupi ka mungesa të vitainës B2, B6 dhe B12 atëherë ju mund të përjetoni dhimbje koke.
Në studim ata që morrën doza ditorë të vitaminës B2, theksuan se dhimbjet e kokës u zvogëluan.
Kur në trup mungon vitamina B, gjaku që rrjedh në tru dëmtohet dhe e tërë kjo shkakton dhimbje koke.
Studime të shumta kanë theksuar se edhe mungesa e vitaminës D shkakton dhimbje koke.
Vitamina D luan rol të rëndësishëm në enët e gjakut dhe në nervat e trurit, prandaj mungesa e saj mund të shkaktojë migrenë.
Studiuesit sugjerojnë se ndryshimi i dietës, gjithnjë duke shtuar dozën e vitaminave B dhe D, mund të ndikojë në ndryshimin e gjendjes shëndetësore./arbresh.info/
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...