Nëse keni këmbë dhe duar të ftohta gjithë kohës, edhe pse temperaturat jashtë mund të jenë të larta, kjo gjendje është tregues i mungesës së disa vitaminave
Ekspertët thonë se mungesa e vitaminave B dhe hekurit, nuk janë vetëm tregues të një anemie të shtuar. Në terma më konkretë, ja si përkthehet kjo gjendje.
Mungesa e vitaminës B12
Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë anemi megaloblastike (numri i qelizave të kuqe të gjakut është më i ulët se niveli normal, si edhe dhe qelizat e kuqe janë më të mëdha se normalja) dhe ndjeshmëri më të lartë në lidhje me të ftohtin.
Simptomat: Nëse ju mungon vitamina B12, ndjenja e të ftohtit te duart dhe të këmbët është vetëm një nga simptomat. Të tjerë tregues janë dhimbja e kokës, humbja e oreksit, probleme me shikimin, rrahje të forta zemre etj.
Shkaqet: Disa faktorë mund të ndikojnë në këtë gjendje, duke nisur nga një dietë e varfër ushqimore me burime shtazore, te dietat vegjetariane ose vegane, si edhe shkaqet shëndetësore si operacioni në stomak.
Burimet: Burimet dietike të vitaminës B12 përfshin qumështin, mishin dhe peshkun. Nëse keni mungesë, mund të merrni edhe suplemente B12 në formë medikamentesh ose me injeksion, shkruan Very Well.
Mungesa e vitaminës B9
Vitamina B9 në formën e saj natyrale njihet si folat. Mungesa e folateve bën që ju të jeni më të ndjeshëm ndaj të ftohtit, ndërsa funksioni kryesor i kësaj është krijimi i qelizave të kuqe të gjakut.
Simptomat: Përveç ndjesisë së të ftohtit, shenjat që mund të keni mungesë të vitaminës B9 lidhen edhe me aneminë.
Shkaqet: Konsumi në masë i alkoolit, çrregullimet e tretjes apo një operacion në zorrë ndikojnë në procesin e përthithjes së folateve në trup.
Burimet: Burimet natyrore të folateve janë perimet me gjethe jeshile të errët, kikirikët, fasulet, frutat, drithërat, farat e lulediellit etj.
Mungesa e hekurit
Mungesa e vitaminave nuk është e vetmja arsye që ndikon në ndjenjën e të ftohtit. Ju mund të keni mungesë hekuri, gjë që është mjaft e zakonshme. Në fakt, anemia nga mungesa e hekurit është simptoma më e zakonshme në mbarë botën.
Simptomat: Nëse keni anemi nga mungesa e hekurit, mund të mos keni vetëm të ftohtin si simptomë kryesore. Përveç duarve dhe këmbëve të ftohta mund të keni edhe një gjendje lodhjeje të vazhdueshme, dhimbje kraharori etj.
Shkaqet: Shkaku i çdo anemie me mungesë hekuri mund të lidhet me humbjen e gjakut nga një dëmtim, menstruacione në sasi të shtuar ose gjakderdhje nga trakti gastrointestinal ose urinar, citon Anabel.
Burimet: Burimet ushqimore të hekurit lidhen me mishin e kuq, salmonin, fasulet, frutat e thata, vezët dhe perimet me gjethe jeshile të errët. /Telegrafi/
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...