Është vlerësuar se 30 deri në 40 përqind e të gjitha konceptimeve rezultojnë në një humbje të shtatzënisë përpara afatit 20 javor.
Ndërsa shkaqet e shumë aborteve mbeten një mister, një studim i kohëve të fundit ka lidhur mungesën e vitaminës D me një shans më të lartë të humbjes së shtatzënisë.
Fëmijët rriten më të lumtur në familje të mëdha apo të vogla, ja ç’thotë studimi.
Kështu mund ta kuptoni nëse foshnja është ngopur me qumësht të formulës
Hulumtuesit nga Institutet Kombëtare të Shëndetit të SHBA (NIH) ndoqën gratë që kishin pësuar tashmë një humbje të shtatzënisë dhe gjetën se ato që kishin nivele më të ulëta të vitaminës D merrnin më shumë kohë për të mbetur shtatzënë dhe mund të kenë pasur një rrezik të lartë të abortit, transmeton Gazeta Shneta.
“Gjetjet tona sugjerojnë se vitamina D mund të luajë një rol mbrojtës në shtatzëni”, tha Dr. Sunni Mumford, studiues kryesor.
Gratë që kanë marrë vitaminë D kanë pasur 10 për qind më shumë gjasa të mbeten shtatzënë dhe 15 për qind kishin më shumë të ngjarë të kenë një lindje të suksesshme, sipas NIH.
Gjithashtu, me çdo suplimete prej 10 nanogramëve për milliliter të vitaminës D para konceptimit, ka reduktuar rrezikun 12 për qind më të ulët për humbje të shtatzënisë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...