Shkencëtarë në Irlandë kanë publikuar një studim të ri që shqyrton lidhjen mes acidit folik, vitaminës B12 dhe lidhjen e gjendjes depresive tek të moshuarit.
Studimi tregon se mungesa e vitaminës B12 lidhet me simptomat e depresionit, transmeton portal arbresh.info
Gjetjet zbulojnë informacione të rëndësishme për të moshuarit, shëndetin publik dhe politikëbërësit për të kuptuar më mirë se si të identifikojnë rrezikun dhe të miratojnë masa mbrojtëse për të përmirësuar rezultatet shëndetësore për njerëzit mbi 50 vjeç.
Studimi përfshiu njerëz mbi 50 vjeç, nivelet e folatit dhe vitaminës B12 të të cilëve u matën gjatë katër viteve dhe u testuan për depresion.
Njerëzit me nivele të ulta të vitaminës B12 janë 50 përqind më të rrezikuar nga depresioni, por një lidhje e tillë nuk është vërejtur te njerëzit me mungesë folate.
Është e qartë se marrja shtesë e kësaj vitamine mund të shmangë shuëm raste depresioni tëk të moshuarit, duke shmangur kështu edhe pasojat që mund të sjellë ai.
“Avantazhi kryesor i këtij studimi është se ai bazohet në një kampion të madh, përfaqësues kombëtar të të moshuarve në Irlandë, të vëzhguar gjatë katër viteve”, tha Prof. Ann Kenny, një studiuese kryesore në Tilda.
Dr. Eamon Laird, autor kryesor i studimi tha se “studimi është shumë i rëndësishëm duke pasur parasysh prevalencën e lartë të depresionit aksidental tek të moshuarit që jetojnë në Irlandë, veçanërisht pasi provat tregojnë se një në tetë njerëz të moshuar ka nivele jashtëzakonisht të ulëta të B12”./arbresh.info/
Kurti vizitoi njërën nga depot me armatim të ushtrisë së Kos...
Hajrullahu: Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat ...
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...