Përplasja me objekte të ndryshme mund t’ju lërë me shenja në trup, por kur këto të fundit shfaqen në lëkurën tuaj në mënyrë të pashpjegueshme, është një shenjë për t’u shqetësuar !
Këto shenja shfaqen kur enët e gjakut dëmtohen dhe ose çahen! Në këtë pjesë të trupi gjaku rrjedh jashtë venës duke shkaktuar nxirje apo ngjyrim të lëkurës.
Një gjë e tillë ndodh kur ju goditeni diku, si pasojë e moshës (me kalimin e viteve lëkura bëhet më e hollë dhe shtresat mbrojtëse hollohen), stërvitja me intensitet të lartë, si peshëngritja mund të shkaktojnë plagë, pasi sforconi muskujt dhe kjo çon në dëmtimin e enëve të gjakut, por dhe mungesa e vitaminës C mund të ndikojë në shfaqjen e këtyre shenjave.
Të qenët grua gjithashtu rrit rrezikun e këtij problemi, pasi gratë kanë enë më të brishta gjaku.
Megjithatë nëse këto shenja bëhen të dhimbshme dhe fryhen duhet të kontaktoni me mjekun, sidomos nëse merrni medikamente për gjakun
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën