Google ADS

Mungesa e gjumit redukton emocionet pozitive

13:43 | 28 Shtator 2020
A Z

Një studim i ri ka zbuluar se gjumi i mjaftueshëm ndihmon njerëzit të mbajnë ekuilibrin emocional dhe të shijojnë gjërat pozitive në jetë, shkruan “Medical News Today”.

Studime të tëra kanë treguan se mungesa e gjumit është shkak i një numri të madh të çrregullimeve shëndetësore fizike dhe psikike. Një studim I ri I bërë nga studiues të Universitetit British Columbia në Vancuver të Kanadasë, ka analizuar pasojat psikologjike të mungesës së gjumit.

Shkencëtarët kanë zbuluar se personat, që bëjnë gjumë jo cilësor kanë një aftësi të reduktuar për të qëndruar pozitivë kur përballen me ngjarje sfiduese emocionale. Ata gjithashtu janë më pak të aftë të shijojnë përvoja apo eksperienca pozitive gjatë ditës.

Koha e duhur e gjumit, e rekomanduar nga specialiste është të paktën shtatë orë, megjithatë një në tre të rritur nuk e plotëson këtë standard.

Gjithsesi, në studimin e fundit shkencëtarët analizuan një grup të dhënash të 1.982 vullnetarëve në SHBA, 57% prej të cilëve ishin femra. Pjesëmarrësit mbanin ditarë, dhe për tetë ditë ata u pyetën për numrin e orëve që kishin fjetur gjatë natës.

Në këtë pyetësor përfshiheshin edhe problemet që pjesëmarrësit kishin hasur gjatë ditës, tensione ndërpersonale, debate, ndjenja stresuese në ambientet familjare dhe të punës. Përpos këtyre, ata kujtuan gjërat e mira që ju kishin ndodhur.

Pas analizimit të të dhënave, hulumtuesit vërejtën se personat, që kishin raportuar për një gjumë të pamjaftueshëm ishin ndjerë emocionalisht më të dobët gjatë ditës, në krahasim me ata që kishin arritur sasinë e rekomanduar të gjumit.

Krahas kësaj, studimi zbuloi se individët me probleme shëndetësore kronike siç është diabeti, sëmundjet e zemrës apo kanceri ishin më të prirë të jenë më reagues emocionalisht kur përballen me situata stresuese. Nga ana tjetër, nëse këta persona bëjnë gjume të rregullt dhe flejnë më shumë nga ç’flejne zakonisht, kjo do të çoj në përgjigje më të mira emocionale ndaj përvojave negative.

Autorët e studimit shpresojnë që studime të tilla si këto, do t’I bindin njerëzit që t’I japin përparësi gjumit të mjaftueshëm si një mënyrë për te qëndruar të shëndetshëm fizikisht dhe emocionalisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme