Gjumi konsiderohet shumë i rëndësishëm për rigjenerimin e qelizave të trurit, qetësimin e trupit dhe shëndetin e syve.
Studiuesit e shumtë shprehen se lodhja e shkaktuar si pasojë e mungesës së gjumit ndikon negativisht tek shikimi dhe kujtesa.
Gjithashtu zgjimi i herëpashershëm si pasojë e problemeve me frymëmarrjen është kontribuues në sëmundjet e syve. Problemet që shkaktohen nga mungesa e gjumit:
Përtharja e syve
Mungesa e gjumit nuk shkakton përtharje të syve, por e përkeqëson këtë problem. Mbyllja e syve gjatë gjumit ndihmon në lehtësimin e simptomave, ndaj kur njeriu nuk fle, sytë thahen më shumë.
Gjithashtu edhe përdorimi i ilaçeve të gjumit ka efekte anësore, një prej të cilëve është tharja e membranës në pjesën e gojës dhe syve.
Glaukoma
Glaukoma është një nga sëmundjet e syrit që shkaktohet nga dëmet e pariparueshme të nervit optik. Kjo sëmundje konsiderohet si hajdutja tinëzare e shikimit.
Një nga shkaktarët e kësaj sëmundje është tensioni i ulët ose i lartë i gjakut gjatë natës. Njerëzit që marrin medikamente kundër tensionit të lartë, kur shtrihen për të fjetur përjetojnë një rënie të fortë të tensionit që shkatërron shikimin, përcjell Atsh.
Shëndeti i syve dhe i gjithë organizmit
Gjumi është një element kyç në shëndetin e syve por edhe atë të përgjithshëm. Një gjumë i mirë gjatë natës i jep syve forcë dhe qëndresë.
Gjumi ndikon edhe tek përpunimi i ushqyesve në mëlçi, i cili është më i mirë kur sytë janë të mbyllur dhe trupi është i qetë.
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...