Megjithëse alkooli konsiderohet depresant, vera mund të lehtësojë gjendjen e shëndetit mendor, sipas një studimi të ri. Komponimet e gjetura në farat e rrushit përmirësojnë ndjeshëm elasticitetin në minjtë me depresion.
Studiuesit besojnë se këto komponime funksionojnë duke lehtësuar inflamacionin dhe duke përmirësuar transmetimin e sinjaleve në tru. Zublimet e fundit thonë se trajtimet aktuale të depresionit sigurojnë lehtësime të përkohshme në më pak se 50% të të sëmurëve.
Ndaj edhe studiuesit nga Spitali Mount Sinai në New York besojnë se ka një nevojë të madhe të paplotësuar për terapi më efektive. Depresioni prek rreth 16 milionë njerëz çdo vit në SHBA. Në Mbretërinë e Bashkuar, 3 në çdo 100 njerëz vuajnë nga kjo sëmundje.
Ndaj studiuesit thonë se vera është një mënyrë efektive për të trajtuar njerëzit me depresion dhe ankth. Nga minjtë e stresuar të ekspozuar ndaj përbërsve të rrushit, 70% e tyre demonstruan ndërveprime të përmirësuara shoqërore, që tregon qëndrueshmëri.
Autori kryesor, Profesor Giulio Maria Pasinetti, tha: “Zbulimi i këtyre përbërjeve të reja polyphenol të nxjerrë nga rrushi, mund të ofrojë një mënyrë efektive për të trajtuar një pjesë të njerëzve me depresion dhe ankth.”
Zbulimi është botuar në revistën Nature Communications./drr/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...