Shkenca moderne ka dëshmuar se planetët nuk kanë ndikim në jetët tona.
Sidoqoftë, disa hulumtime të fundit tregojnë se sezoni në të cilin kemi lindur ndikon në jetët dhe shëndetin tonë, transmeton Telegrafi.
Por, si ndikon muaji i lindjes në jetët tona? Cilave gjëra duhet t’u kushtojnë vëmendje personat e lindur në vjeshtë, verë, pranverë e dimër?
Këto janë disa prej pyetjeve të cilave ekspertët janë munduar t’ua gjejnë përgjigjet.
Fillimisht, përse muaji i lindjes ndikon te ne?
Përgjatë vitit, femrat marrin sasi të ndryshme të dritës diellore. Shkencëtarët nga Budapesti mendojnë se mungesa e kësaj drite mund të ketë ndikim në zhvillimin e bebes në barkun e nënës.Muaji i lindjes ndikon në nivelin e dopaminës dhe serotoninës – hormone të lumturisë dhe disponimit të mirë.
Bashkë me këtë, hulumtuesit spanjollë e kishin definuar lidhjen mes muajit të lindjes së një personi dhe dispozitave për 27 sëmundje kronike.
Janari
Personat e lindur në dimër janë më pak temperament dhe dhe neverik sesa ata të lindur në sezonat tjera. Sidoqoftë, ju nuk merrni shumë diell gjatë kësaj periudhe të vitit, prandaj edhe jeni më të rrezikuar nga disponimi i keq dhe depresioni nëse keni lindur në janar.
Personat e lindur në janar shpeshherë kanë ulcera gastrike, probleme me kapsllëk, sulme në zemër dhe migrenë.
Shkurt
Ata të cilët e kanë ditëlindjen në shkurt duhet të jenë më të kujdesshëm nga problemet e gjëndrave tiroide, osteoartritit, sëmundjeve të zemrës (meshkujt) dhe trombozës (femrat).
Mars
Të gjithë njerëzit e lindur në pranverë janë më të rrezikuar nga hipertimia – ata janë gjithmonë në disponim të mirë. Ata të cilët kanë lindur në mars, prill dhe maj shpeshherë janë optimistë gazmorë.
Meshkujt e lindur në mars mund të kenë astma, probleme me zemër dhe katarakt, ndërkaq femrat reumatizëm, kapsllëk dhe artrit.
Prill
Meshkujt e lindur në prill janë më të rrezikuar nga osteoporoza, problemet e gjëndrave tiroide dhe astma, ndërkaq femrat nga bronkiti, tumori dhe osteoporoza.
Maj
Meshkujt e lindur në maj janë më të rrezikuar nga astma, depresioni dhe diabeti. Femrat janë më të rrezikuara nga osteoporoza, kapsllëku dhe alergjitë kronike.
Qershori
Njerëzit e lindur gjatë verës e shikojnë botën me më pozitivet, megjithëse kanë luhatje disponimi.
Meshkujt e lindur në qershor janë po ashtu më të rrezikuar nga katarakti, bronkiti kronik dhe sëmundjet e zemrës, ndërkaq femrat priren të vuajnë nga reumatizmi, problemet me urinë dhe artriti.
Korriku
Personat e lindur në korrik janë më të prirë të kenë astmë, artrit, tumor dhe dhimbje kronike në qafë.
Gushti
Meshkujt e lindur në gusht mund të vuajnë nga osteoporoza, astma dhe problemet me gjëndra tiroide, ndërkaq femrat nga reumatizmi, artriti dhe tromboza.
Shtatori
Të gjithë njerëzit e lindur në vjeshtë janë më të prirë të mos bëhen nevrikë. Lajmi i mirë është se po ashtu njerëzit e lindur në shtator, tetor dhe nëntor janë më pak të rrezikuar nga depresioni.
Tetori
Meshkujt e lindur në muajin tetor mund të kenë probleme me gjëndra tiroide dhe migrenë, ndërkaq femrat me anemi dhe nivele të larta të kolesterolit.
Nëntori
Meshkujt e lindur në nëntor janë më të prirë të kenë sëmundje kronike të lëkurës, probleme të zemrës dhe probleme me gjëndrën tiroide, ndërkaq femrat janë më të rrezikuara nga sulmet e zemrës, venat varikoze dhe kapsllëku.
Dhjetori
Meshkujt e lindur në muajin e fundit të vitit janë më të prirë të kenë katarakt, depresion dhe probleme të zemrës, ndërkaq femrat nga astma, tromboza dhe bronkiti kronik.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...