Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 50 serume kundër kafshimit të gjarprit-SAV, si donacion të cilat gjatë ditës pritet të zhdoganohen, prej të cilave 40 pritet t’i ndahen SHSKUK-së, ndërkohë që të premten do të nënshkruhet kontrata edhe për blerjen e 50 serumeve të tjera për nevoja të institucioneve shëndetësore.
Gjithashtu, MSh informon publikun se më 15 maj SHSKUK-së i janë dorëzuar tre (3) ampulla serume -SAV kundër kafshimit të gjarprit, derisa Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka në stok edhe pesë ampulla serum SAV.
Duke marrë parasysh këto fakte, MSh konsideron se qytetarët e vendit kanë nevojë të kujdesen për të mos iu ekspozuar rrezikut të kafshimeve nga gjarpinjtë, por jo të shqetësohen për mungesë serumesh, me që tashmë janë siguruar sasi të mjaftueshme për këtë vit, e me gjasë edhe për vitin që vjen.
Ndryshe, një ditë më parë RTKLive ka raportuar se si në QKUK nuk ka serum kundër kafshimit të gjarprit. Madje në shkrim citohet një vajzë 4-vjeçare nga Syrigana e Skenderajt e cila derisa po luante me vëllanë e saj binjak, e kishte kafshuar një gjarpër. “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 të ditës së djeshme” , thotë nëna, e cila tregon se në fshatin nga ata vijnë lajmërohen shpesh gjarpërinj.
Drejtori i Klinikës Infektive të QKUK-së, Hamdi Ramadani ka thënë për rtklive.com se kafshimet e gjarpërinjve janë mjaft të shpeshta. Ai ka thënë se trajtimi i pacientëve kryesisht shkon mirë. Por, ai ka thënë se kanë doza shumë të kufizuara të serumeve që injektohen në rastet kur pacientët sulmohen nga gjarpërinjtë, raporton rtklive.com.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...