Dukja e jashtme është shumë e rëndësishme për femrat.
Të gjithë kanë ndonjë gjë në pamjen e tyre që ju pengon dhe mendojnë që nuk duken bukur.
Por me disa vajra këtyre vuajtjeve ju vjen fundi.
Këto janë disa prej vajrave që preferohen:
Vaji i ricinit
Vaji i ullirit
Vaji i avokados
Vaji i kokosit
AloeVera gel
Gjithashtu hudhra dhe qepa kanë efekte shumë të mira.
Më poshtë u japim disa këshilla se si mund t’i përdorni disa prej tyre:
Hudhra: Merrni 6 deri në 8 pjesë të hudhrës dhe prej tyre nxjerrni lëngun që lëshojnë. I pastroni vetullat mirë dhe me një brushë të pastër e shpërndani në pjesët ku keni nevojë. Këtë e aplikoni 2 herë në ditë, dhe për një kohë të shkurtë mund ta vëreni efektin.
Vaji i ricinit gjithashtu është shumë i mirë për vetulla por edhe për gjëra të tjera si lëkura, flokët, buzët. Vendosni 2 deri në 3 pika vaj të ricinit në flokë, mjafton t’i fërkoni flokët dhe pastaj t’i krihni mirë dhe do e shihni që flokët tuaja janë me shkëlqim dhe volum.
Gjatë dimrit buzët rigjenerohen dhe thahen. Mund ta aplikoni edhe në buzë 2 deri në 3 pika vaj. Gjithashtu edhe për shputat e këmbeve ka efekt të mirë. I pastroni shputat e këmbeve me ujë të ngrohtë për gjysmë ore, pastaj e përdorni vajin duke e lyer pjesën e shputave, ashtu i mbathni çorapët e pambukut dhe e lini të veprojë gjatë gjithë natës.
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...