Shafrani mund të jetë një nga ushqimet më të shëndetshme që ekzistojnë.
Shafrani i Indisë është një familje e Xhenxhefilit dhe që përdoret kryesisht si një nuancë ose shtesë në ushqim. Atdheu i saj është India Lindore dhe njihet si një ndër produktet më të shëndetshme sepse përmban vlera të larta ushqyese si hekur, kalium, vitamina B6 dhe C, mangan dhe minerale tjera të vlefshme.
Hulumtimet kanë treguar se shafrani indian ekuilibron nivelin e yndyrës në gjak, mban sheqerin e gjakut në një nivel të shëndetshëm dhe përmban një substancë të njohur që stimulon sistemin imunitar të trupit.
Shafrani i Indisë konsiderohet si një agjent fizik antiseptike dhe antibakterial, dhe mund të përdoret si një agjent i efektshëm dezinfektues sepse ndihmon në pastrimin e toksinave në trup dhe qarkullimin e gjakut.
Shafrani i Indisë gjithashtu ndihmon të mbani temperaturën e trupit, duke stimuluar qarkullimin e gjakut, ndihmon trupin për tu pastruar më shpejtë dhe e bën atë më të fortë.
Ekstrakti i lëngut të shafranit lehtëson tretjen duke rritur normën metabolike, ndërsa acidet e pasura që përmbanë janë të dobishme për shëndetin e stomakut, duke balancuar aciditetin që i nevojitet lukthit.
Shafrani është vërtetuar se një ka një rol të rëndësishëm terapeutik në lloje të veçanta të ciklit të qelizave të kancerit kështu që ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e kancerit. Sipas studimeve shafrani ka treguar një efekt terapeutik (trajtim shërues) kundër një sërë sëmundjesh që ndodhin tek njerëzit. Në qelizat kanceroze, në zemër dhe forcimin e enëve të gjakut, në kontrollin e sheqerit në gjak, në artritit dhe në gjendje neurologjike.
Përdorimi i shafranit pengon vdekjen e qelizave, dhe ajo mundëson përmirësimin e strukturës qelizore dhe ka treguar rezultate të suksesshme veçanërisht në probleme gastrointestinale.
Ekstrakti i lëngshëm i shafranit është një prej produkteve më të shëndetshme dhe mund ta përdorni si më poshtë:
Pini një lugë të mesme 15 minuta para ushqimit 2-3 herë në ditë dhe në stomak të zbrazët. Produkti nuk ka efekte anësore të njohura kështu që mund të shijoni vetëm benefitet e tij.
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty