Pjepri bën pjesë në kategorinë e frutave më tepër mirëbërëse për organizmin e njeriut.
Ky frut i ëmbël ofron ul stresin dhe mërzitjen, madje lufton të nxehtin e stinës, si edhe parandalon plakjen e parakohshme të organizmit.
Pjepri është i pasur me hekur, kalçium, fosfor dhe me sidomos me Vitamina A dhe C të domosdoshme për organizmin.
Fruti i pjeprit ofron vlera për kockat dhe dhëmbët. Por pjepri gjithashtu ofron përfitime edhe në mbrojtjen e shëndetit të zemrës, falë adenosinës, një substance natyrale që ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut dhe parandalon infarktet.
Pjepri rekomandohet edhe për ato që vuajnë nga melçia e zezë dhe nga anemia. Sipërfaqe të konsiderueshme me pjepër mbillen në zonën e Ulët dhe Bregdetare të Shqipërisë. Për nga shija dhe aroma, frutat e pjeprit shqiptar cilësohen si nga më të mirët, njofton klan kosova.
Në vëndin tonë, pjepri ka kushte shumë të përshtatshme për kultivimin e tij në fushë dhe në mjedise të mbrojtura. Për nga klasifikimi agronomik, sipas ‘Agri.al’ në grupin e pjeprave të kultivuar janë ato të grupit Cucumis Melo, varietet Vulgaris, të cilët klasifikohen në: Pjepëra kantalupo, me foma të rrumbullakëta, të vegjël, ose të shtypur në dy polet, me brinjë pak të dukshëm, me aromë të ngjashme si të ananasit.
Ato janë lloje që në përgjithësi nuk durojnë magazinimin dhe transportet e gjata.
Në këtë grupim përfshihen grupi i kultivarëve veror si: Pjepri i Goranxisë; HB – 73, Portokallja, etj.
Goditi me thikë ish-partneren, arrestohet një 41-vjeçar në K...
“Lojë e pistë”, Rovena e prekur nga veprimi i Xhenetës
Vritet një 37-vjeçar në Gjilan
KAS i kundpërgjigjet FFK-së për vendimin mbi padinë e FC Pri...
Ambasadori britanik viziton burgun e Lipjanit, merr dhuratë ...
Kos paralajmëron ndryshim të qasjes në dialogun Kosovë-Serbi