Moti i keq përkeqëson dhimbjet në trup

21:10 | 14 Gusht 2017
Arbresh.info

Studimi më i fundit ka konfirmuar lidhjen midis përkeqësimit të kohës dhe rritjes së nivelit të dhimbjeve tek njerëz që vuajnë nga dhimbje kronike.

Ky studim vërteton se gjyshërit kishin të drejtë kur parashikonin prishjen e motit me shtimin e dhimbjeve në trup.

Në studim u përfshinë 9.000 persona që vuanin nga dhimbje kronike, si dhimbje shpine, artrit ose migrenë. Ata kishin si detyrë të shkruanin çdo ditë simptomat e tyre në një aplikacion tek telefoni inteligjent. Ky aplikacion mblidhte gjithashtu të dhëna në çdo orë të motit dhe rezultatet u kalonin shkencëtarëve.

Pjesëmarrësit raportuan se me shtimin e ditëve me diell, gjatë muajve të verës, koha në të cilën ata përjetuan dhimbje të forta u ul.

Projekti kërkimor 18-muajsh është momentalisht në gjysmën e tij. Këto janë dhe përfundimet paraprake që kanë dalë deri më tani, shkruan albeu. Studimet e bëra deri në këtë fazë inkurajojnë për një lidhje më se të mundshme midis motit dhe dhimbjes.

Po të flitet nga ana fizike, ka kuptim të thuhet se presioni i ajrit, i cili ndikon në ndryshimin e motit, të ketë ndikim edhe tek dhimbjet e ndryshme, sidomos në artrit.

Mendohet se deri në fund të studimit, jo vetëm që do gjendet një lidhje midis dy gjendjeve, por edhe do gjenden mënyra më efikase për të kuruar dhimbjet ose edhe për t’i lehtësuar ato.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme