Periudha e pubertetit shoqërohet me një sërë ndryshimesh në shëndetin fizik, emocional e hormonal të një vajze a djali.
Luhatja e hormoneve, periodat e para, rritja e gjoksit, lakimi i formave trupore, janë të gjitha shenjat që trupi i një vajze ka hyrë në një fazë tjetër. Ardhja e ciklit mund të nxisë reagime të shumta, por shumë vite më pas do të mësonit edhe një fakt të ri mbi periodat e para; ato lidhen me jetëgjatësinë e një gruaje.
Një studimi i ri nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego, ka zbuluar se një femër mund të jetojë më gjatë nëse cikli menstrual i ka filluar në një moshë më të vonë. Për këtë studim, të publikuar në revistën Menopauza, hulumtuesit shqyrtuan të dhënat e 16.000 grave të cilat e kishin kaluar menopauzën.
Grave që u kishin ardhur periodat në moshën 12 vjeçare apo më vonë, kalonin në menopauzë pas moshës 50 vjeçare.
“Ekipi ynë ka zbuluar se grave që u kanë filluar menstruacionet në moshë të vonshme ishin më pak të riskuara nga probleme shëndetësore, si sëmundje koronare të zemrës.” tha autori i studimit Aladdin Shadyab, Ph.D., në një njoftim për shtyp. Ndonëse këtë gjë nuk e kanë në dorë femrat, zbulimet e këtij studimi ishin tejet interesante.
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...