Mos vraponi menjëherë të ilaqet: 5 mënyra natyrale për të hequr qafe dhimbjen e kokës

00:42 | 24 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Kur bëhet fjalë për lehtësimin e dhimbjeve, shumë njerëz i drejtohen ilaqeve pa recetë.

Por, mos vrapni njëherë me ilaqet, sepse ka shumë mënyra natyrale për të lehtësuar dhimbjet e kokës dhe ia vlen që t’i provoni ato, transmeton portal arbresh.info

Hidratoni veten

Dehidratimi është një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së kokës. Momenti kur ndiejmë etje mund të nënkuptojë se jemi tashmë të dehidratuar, prandaj është e nevojshme që të pini ujë në mënyrë që kjo të rregullojë temperaturën e trupit, të jap lëndë ushqyese në qeliza dhe të bëj lëkurën më rrezatuese dhe rinore.

Pirja e ujit është një ilaq natyral i domosdoshëm për lehtësimin e migrenës. Pirja e mjaftueshme e ujit mund të lehtësojë dhimbjet e kokës në vetëm 30 minuta. Mos harroni të rrisni sasinë edhe kur jashtë është vapë. Një studim në revistën Neurology zbulon se rreziku i migrenës rritet me pothuajse 8 për qind për çdo rritje të temperaturës prej 9 gradë.

Gjumi

Të gjithë e dimë kur flemë keq, zgjohemi me humor të keq, nuk funksionojmë më mirë, nuk mbajmë mend dhe sistemi ynë imunitar bie. Sipas studimit, ata që kanë cilësi të dobët të gjumit kishin më shumë gjasa të kishin dhimbje koke.

Mundohuni të ndryshoni rutinën tuaj dhe rregulloni orarin tuaj të gjumit për të fjetur mjaftueshëm dhe për të reduktuar dhimbjet e kokës. Fikni celularin të paktën 30 minuta para gjumit dhe kufizoni marrjen e kafeinës gjatë ditës.

Aktiviteti fizik

Ndërsa ushtrimet fizike janë gjëja e fundit që ju shkon në mendje kur keni dhimbje koke, një lëvizje e vogël mund të ju vijë në ndihmë, transmeton portal arbresh.info

Kur djersitni, trupi juaj çliron endorfinë, dopaminë dhe norepinefrinë, të cilat të gjitha veprojnë si qetësues natyral kundër dhimbjeve dhe modulojnë reagimin e trupit ndaj dhimbjes. Dihet më pak se aktiviteti fizik është edhe më efektiv në reduktimin e dhimbjes nëse dhimbja është në formën e migrenës. Një shëtitje e lehtë do të zvogëlojë ndjeshëm dhimbjen e kokës.

Magnezi

Mungesa e magnezit është një tjetër gjë që shton dhimbjet e kokës. Marrja e magnezit është e nevojshme të merret përmes ushqimit.

Magnezi është një mineral i rëndësishëm i nevojshëm për funksionimin e mirë të sistemeve të caktuara në trup, si rregullimi i sheqerit në gjak dhe për përcjelljen e mirë të impulseve nervore. Magnezi, në dozat e duhura, mund të zvogëlojë dhimbjet e kokës, veçanërisht te njerëzit që i kanë ato shpeshta ose te njerëzit që vuajnë nga migrena.

Bëni pushim nga ekrani

Ekspozimi ndaj dritës blu, e cila u rrit në mënyrë dramatike gjatë panedemisë, mund të shkaktojë dëmtime të retinës me kalimin e kohës. Përveç kësaj, mund të shfaqen dhimbje koke. Për të parandaluar dhimbjen, reduktoni përdorimin e ekranit. Nëse jeni në një celular ose kompjuter çdo ditë, largohuni sa herë që të mundeni. Bëni pushime çdo 20 minuta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme