Për disa arsye si infeksionet, stresi, sëmundjet dhe alergjitë, sistemi ynë imunitar mund të aktivizohet. Kjo gjë bën që të çlirohen proteina si pjesë e një kundërpërgjigje inflamatore.
Por nëse sistemi imunitar i një gruaje shtatzënë aktivizohet, mund të ndikojë në zhvillimin e trurit të fetusit. Këtë tregon një studim i kryer së fundmi.
Studime të mëparshme tek kafshët kanë treguar se disa nga këto proteina që lëshohen kur sistemi imunitar aktivizohet, mund të ndikojnë tek të sapolindurit. Gjithsesi deri tani shumë pak dihej për efektet që këto proteina do të kishin tek njerëzit.
Për të mësuar më shumë shkencëtarët studiuan disa gra të reja gjatë shtatzanisë, lindjes dhe përgjatë viteve të para të jetës së fëmijëve. Ata zbuluan se funksionet e përkohshme dhe të përhershme të trurit të bebeve mund të ndikoheshin nga aktivizimi i sistemit imunitar të nënës gjatë trimestrit të tretë të shtatzanisë.
Skanimet e trurit të bebeve gjatë javëve të para të jetës treguan se bebet, nënat e të cilëve kishin nivele të larta proteinash gjatë shtatzanisë, kishin probleme me komunikimin e disa pjesëve të trurit, të cilat nuk arrinin të dërgonin apo të merrnin sinjale nga pjesë të tjera të trurit. Ndërsa gjatë testeve që u zhvilluan kur këta bebe ishin 14 muajsh, u zbulua që ata kishin probleme gjuhësore si edhe probleme me sjelljen.
“Edhe pse studimet e mëparshme me kafshët e kanë treguar këtë gjë, ky studim është prova përfundimtare që tregon se inflamacionet në gjakun e grave shtatzëna mund të lënë pasoja afatshkurtra dhe afatgjata në trurin e bebeve”, tha Dr. Bradly Peterson, autori kryesor i studimit në një deklaratë për shtyp nga spitali i fëmijëve në Los Angeles./pernenat.al
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...